LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Bajrami u ngut kur foli për prishjen e koalicionit

Mustafa: Bajrami u ngut kur foli për prishjen e koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ministrja Hykmete Bajrami është ngutur dhe ka folur me emocione kur ka thënë se LDK-ja duhet të tërhiqet nga koalicioni nëse PDK nuk e voton projektligjin për investime strategjike.

Ai në një intervistë për televizionin publik ka thënë se në qeveri ka përherë ballafaqime mes partnerëve të koalicionit, porse nuk duhet të thuhen deklarata të tilla me emocione.

Të martën, ministrja Bajrami duke folur për mos miratimin e ligjit për investime strategjike, ka deklaruar se në momentin që PDK nuk e mbështet këtë projektligj, kryeministrit dhe askujt tjetër në LDK nuk do t’i konvenonte të qëndrojë në një koalicion që vepron në dëm të vendit.