LAJMI I FUNDIT:

Mustafa afër Kaiserslauternit

Mustafa afër Kaiserslauternit

Është vetëm 15-vjeç, por Valdrin Mustafa tashmë ka filluar të shkëlqej në Gjermani, duke zgjuar interesim te shumë skuadrave. Sulmuesi kosovar i ekipit U-15 të Saarbruckenit gjatë një bisede për Arenën tregoi se shumë shpejt pritet t'i bashkohet klubit nga Bundesliga 2, Kaiserslautern.

“Gjatë verës isha në një kamp të mbajtur nga trajnerët e Kaiserslauternit. Ata kanë shprehur interesim për mua. Kam biseduar me menaxherin tim dhe sipas të gjithave gjasave nga sezoni i ardhshëm do të luaj për Kaiserslautern”, tha Mustafa, i cili karrierën e ka filluar në Rehlingen Siersburg. Mustafa synon që në një të ardhme jo të largët të mbërrij në majat e futbollit gjerman.

“Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë të punoj dhe një ditë të luaj për ndonjë skuadër të madhe dhe të krenohen të gjithë shqiptaret me të arriturat e mija”, theksoi Mustafa. Edhe pse i rritur në Gjermani, Valdrin Mustafa shpreson që në të ardhmen t’i mbroj ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë. Madje, ai tregoi se është ftuar nga kuqezinjtë në një kamp që do ta organizojnë me të rinj gjatë këtij muaji në Zvicër. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori