LAJMI I FUNDIT:

Musliu-Shoshi flet për humbjen e pasaportave dhe letërnjoftimeve, thotë se skandalet në MPJD nuk kanë të ndalur

Musliu-Shoshi flet për humbjen e pasaportave dhe letërnjoftimeve, thotë se skandalet në MPJD nuk kanë të ndalur

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka përmendur çështjen e humbjes së pasaportave.

Ajo ka shtruar se aferat dhe skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk kanë të ndalur.

“Nga data 2 tetor 2024 kanë humbur 406 pasaporta 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve në postën diplomatike të Republikës së Kosovës”, tha Musliu-Shoshi.


Ajo tutje shtoi se përveç këtij problemi, mërgimtarët janë përballur edhe vonesa të shumta për shkak të mungesës së materialeve për këto dokumente.

“Vonesa të shumta për shkak të mungesës së materialeve kanë qenë mjaft evidente që kanë shkaktuar probleme mërgimtarëve anë e kënd botës. Këto vonesa kishin vetëm një qëllim, aplikimin e kontratave njëburimore nga kjo ministre e papërgjegjshme. Kontratat njëburimore janë hajni”, tha Msuliu-Shoshi.

Partia Demokratike e Kosovës, javë më parë ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë urgjentisht këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori