LAJMI I FUNDIT:

Murseli, sportisti i vitit në Ferizaj

Murseli, sportisti i vitit në Ferizaj

Epiteti i sportistit të vitit 2013 në komunën e Ferizajt i ka takuar kick-boksierit Kadri Murseli për rezultatet kulminante të tij që ka shënuar në arenën ndërkombëtare. Murseli është shpallur kampion evropian, por rezultatet e mira nuk i kanë munguar as në rrafshin vendor.

Ndryshe komisioni për përzgjedhjen e sportistit të vitit ka publikuar edhe emrat e 10 sportistëve më të mirë të vitit: Bajram Bajrami (karateist), Vildane Jashari (volejbolliste), Visar Xhemajli (basketbollist), Aida Stagova (hendbolliste), Mimoza Islami (futbolliste), Heset Arapi (volejbollist), Egzon Shabani (futbollist), Qëndrim Guri (çiklist) dhe Besim Trena (bodibilder).

Gjyqtar i vitit 2013 është shpallur Jeton Beqiri, ndërsa trajner i vitit Faton Xhakli. Epiteti i klubit më të suksesshëm i ka takuar KH “Kastrioti”, konkurrenca e femrave, ndërsa sportisti më i dalluar i diasporës për vitin 2013 është shpallur Dardan Rexhepi, i cili po tregon rezultate të larta në Malme të Suedisë, një futbollist cilësor, i cili ka garuar për grupmoshat U18 dhe U21, duke u shpallur golashënuesi më i mirë.

Me mirënjohje janë nderuar edhe donatorët, tifozët “Ujqit”, pedagogët sportivë, mediet dhe sportistë të grupmoshave të ndryshme. Në këtë ceremoni kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i ka inkurajuar sportistët dhe klubet që edhe gjatë këtij viti ta kultivojnë frymën garuese dhe të konkurrencës dhe ta përfaqësojnë denjësisht Ferizajn në gara vendore e ndërkombëtare. Ai ka premtuar mbështetje edhe të mëtejme të institucioneve lokale, duke kërkuar edhe ndihmën e donatorëve në këtë rrafsh.


Nga ana tjetër, Afërdita Sadiku, kryesuese e këtij këshilli, ka vlerësuar se edhe gjatë vitit që lamë pas, klubet dhe sportistët e Ferizajt kanë shënuar rezultate të mira, prandaj edhe përzgjedhja e më të mirëve ka qenë e vështirë për shkak të konkurrencës së fortë. Ndarja e mirënjohjeve, medaljeve dhe trofeve për sportistët ferizajas është një ngjarje tashmë tradicionale, e cila organizohet në fund të çdo viti, apo në fillim të tij për t’i përmbledhur të arriturat në lëmin e sportit. /Epokaere/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori