LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Patëm fat

Munishi: Patëm fat

Llamkos Kosova i është kthyer fitoreve, pas humbjes turpëruese që e pësoi në fundjavën e kaluar nga Drita me rezultat 3:0. Llamkosi ndonëse me vështirësi ka fituar tre pikë të plota ndaj Hajvalisë me rezultat 1:0, në kuadër të ndeshjes së parë të javës së 11- të Superligës, fitore që e kanë rikthyer në krye të renditje, së paku në 24 orë, pasi që sot Ferizaj nëse arrin të fitojë, mund të ia marr përsëri lidershipin.

Golin e vetëm për vushtrriasit e shënojë Labinot Osmani nga penallti në minutën 79’.

“Kishim të bëjmë me një kundërshtar shumë cilësor dhe shumë të fortë. Unë jo më kot kam thënë para ndeshjes se do të jetë sfida më e vështirë për neve edhe ashtu doli. Jo që ne luajtëm dobët në pjesën e parë mirëpo kishim të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë që luan futboll mjaft mirë dhe mbrohet mirë dhe sulmon. Mendoj se edhe po të kishte përfunduar ndeshja në barazim nuk do të ishte ndonjë gjë e madhe, mirëpo kishim me shumë fat dhe arritëm ti marrim tri pikë”, tha trajneri i Llamkosit, Ismet Munishi. /Zëri/Telegrafi/