LAJMI I FUNDIT:

Mungesë e patateve të skuqura në Euro 2008!

Mungesë e patateve të skuqura në Euro 2008!

Të frikësuar nga mungesa e mundshme e patateve gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit - Euro 2008, Qeveria zvicerane ka vendosur të ndryshojë ligjin mbi ndalimin e këtij artikulli dhe të miratojë importimin e 5.000 tonëve shtesë.

Tre tonë do të duhej të shndërroheshin në patate të skuqura, derisa pjesa tjetër do të përfundojë në kazanë apo furra.

Për një vendim të tillë Qeveria zvicerane ka vendosur pasi që në të kaluarën një gjë e njëjtë ka ndodhur me sallamin e preferuar, i cili do të mungojë gjatë muajit qershor.