LAJMI I FUNDIT:

Mungesë e hudhrave për shkak të gripit të derrave

Mungesë e hudhrave për shkak të gripit të derrave

Thashethemet e përhapura se hudhra mbron nga gripi i derrave kanë shkaktuar mungesën e kësaj perime në Kinë, respektivisht shtrenjtimin e pesëfishtë të saj.

Siç bën të ditur gazeta Daily Telegraph, prapa këtyre thashethemeve qëndrojnë tregtarët, të cilët përfitojnë shuma të majme parash.

Sidoqoftë, se sa kanë ndikim thashethemet për efikasitetin e hudhrës, dëshmon rasti i një shkolle në Hangju, në lindje të Kinës, e cila ka porositur më shumë se 200 kilogramë hudhra, të cilat u jepen çdo ditë nxënësve, të cilët detyrohen t’i hanë ato për t’u mbrojtur nga gripi i derrave. /Telegrafi/