Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë sot organizuan konferencën e përbashkët “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”, e cila u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptarë.
Kjo konferencë kishte për qëllim prezantimin dhe adresimin e sfidave dhe barrierave tregtare që prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë po hasin gjatë tregtimit të produkteve të tyre në këto dy tregje, por edhe mundësitë dhe lehtësimet që i ju janë ofruar nga të dy qeveritë përkatëse.
Nagip Fejzi, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë-Kombëtarë, në hapjen e kësaj konference tha që ky është momenti i duhur që faktori shqiptar të ndezë sinjalet e bashkëpunimit mbarëkombëtarë, dhe të filloi integrimi i këtyre ekonomive në ekonomi komplementare. “Fuqia për zhvillim është slogani që mbartë ky forum dhe së bashku do të bashkohemi për zhvillimin të gjithë shqiptarëve në rajon”, u shpreh ai.
Gjatë prezantimit të marrëdhënieve tregtare në mes të këtyre dy vendeve, u cek që pengesat kryesore për prodhuesit kosovar në eksport janë barriera jo-tarifore, ku në çdo eksport, autoritetet shqiptare iu kërkojnë kopjen origjinale (ose kopjen e noterizuar) të Certifikatës së Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veterinar. Procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i normës të lartë të akcizës janë disa nga pengesat të cilat e rrisin koston e prodhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Fejzulla Mustafa tha që është kënaqësi që të gjithë bizneset të jemi prezent në këtë takim për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit, por kjo kënaqësi do të ishte shumë më e madhe nëse sot do të ishim në kohën e liberalizimit të tregut shqiptarë. Ai përmendi shumë barriera si tarifore dhe jo tarifore të cilat prodhuesit i hasin në tregti me Shqipërinë por me asnjë vend tjetër.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, e përshëndeti formimin e këtij Forumi dhe shprehu dëshirën që takime të tilla të intensifikohen dhe të filloi konkretizimi i bashkëpunimit në mes të gjitha palëve. Ai u premtoi bizneseve që do të jetë zëri dhe përkrahësi i tyre në të gjitha mbledhjet dhe takimet në mes qeverive, pasi që bizneset janë promotorët e zhvillimit. “Koha e spektakleve publike dhe politike ka përfunduar, është koha e konkretizimit të të gjitha marrëveshjeve të cilat janë arritur në mes të dy qeverive”, deklaroi ai.
Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të bizneseve nga të dy vendet por edhe përfaqësues nga të dy qeveritë si Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë- Anila Denaj, Eduard Shalsi – Ministër i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri, Endrit Shala- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës