Mullixhinjtë e Maqedonisë pohojnë se nuk ka barriera, e as kufizime për import të miellit serb
Mullisët e Maqedonisë, importues dhe fermerë janë të habitur nga reagimet e Serbisë për eksportin e miellit. Konsiderojnë se fqinji verior nuk është informuar në mënyrë të drejtë sepse me Rregulloren gjoja të re Maqedonia nuk vendos kurrfarë barriera, as nuk i ndalon dikujt të eksportojë sa të dojë. Vetëm e ndërroi orarin e procedurave plotësisht të njëjta, kohë më parë të definuara, dhe deri tani kushte të vlefshme për import.
Në vend se të vendosen pulla të kontrollit për ta shënuar miellin që në Serbi (ose cilindo shtet tjetër) nga ana e eksportuesve, para se ajo të arrijë në kufirin e Maqedonisë, tani pullat do të vendosen pas kontrollit të tërësishëm të përfunduar të miellit për kujdes shëndetësor, siguri dhe kualitet, përkatësisht prejse do të merren rezultatet e analizave të mostrave të marra nga mielli gjatë arritjes së tij në kufi.
Në atë është edhe thelbi i Rregullores i cili hyri në fuqi më 8 shkurt të këtij viti dhe pas të cilit u bë problemi.
Ashtu siç thonë për AIM-n nga Shoqata “Agromel” në të cilën marrin pjesë 10 mullisë dhe mbi 500 bujq, Rregullorja aspak nuk është e re, vetëm se pësoi ndryshime të procedurave të definuara, ndërsa problemi me Serbinë i nxiti tregtarët e Maqedonisë edhe pse as ato, as importuesit ose kushdo qoftë tjetër, me ndryshimet do të ketë ndonjë shpenzim shtesë.
Edhe Shoqata e industrisë mullise-furrtarisë ka qëndrim identik me “Agromel”. Vlerëson se pala serbe në tërësi reagon për informatat e rrejshme sepse Maqedonia me asgjë nuk ka vendosur barriera, vetëm se në Rregulloren e përhershme është ndërruar orari dhe obligon lëshimin në qarkullim të miellit pas përfundimit të analizave nga ana shëndetësore të rregullta të sigurta dhe me cilësi
“Rregullorja e re praktikisht është sjellë në bazë të ndryshimeve të atij të përhershëm dhe me të vetëm sillet rend gjatë importit të miellit. Tani, në tërësi, maksimalisht do të respektohet Ligji i marrë që nga viti 2011, përkatësisht, do të merren mostra nga mielli gjatë arritjes së tij në kufirin e Maqedonisë, pastaj mielli do të transportohet deri te depoja e regjistruar adekuate, ndërsa prej se do të jenë të gatshme analizat e mostrave të marra në kufi (nga ana shëndetësore të rregullta të sigurta dhe me cilësi), inspektori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do të vijë në depo të kryejë kontroll nëse mielli në mënyrë adekuate ruhet dhe pastaj, nëse është gjithçka në rregull, tregtarit (importues) do t’i japë procesverbal me të cilin, sërish, ai pastaj dorëzon kërkesë për pullat nga AHV”, thotë për AIM-n Mome Velkovski nga “Agromel”.
Sipas Velkovskit, pas marrjes së pullave, ngjitja e tyre dhe kontrolli i përsëritur nga ana e inspektorit i cili e mbyll procesverbalin, tregtari (importuesi) mund ta lëshojë miellin në qarkullim. Në paketim duhet saktë të qëndrojë kush është prodhuesi dhe kush është importues/eksportues.
“Deri më tani, kur bëhet fjalë për Serbinë, kamionët nga Serbia e transportuan nëpër Maqedoni miellin e importuar që është absolutisht e palejueshme. Gjithashtu, është deponuar ku është mundur. Për shembull, mielli i blerë për Prilep, është ruajtur në Kumanovë ose në Kriva Pallankë, që gjithashtu nuk ishte në rregull. Tani saktë do të dihet cila është cilësia e miellit të importuar, ku është deponuar dhe do të respektohen rregullat, në dy metra katror të deponohet një ton miell, e jo si deri më tani, të ruhen deri në tre tonë thasë të radhitura”, siç tha Velkovski, deri në tavan.
Kryetari i Shoqatës së industrisë së miellit dhe bukës, Goran Malishiq pohon se kushtet për importin e miellit në Maqedoni edhe tani, pas sjelljes së ndryshimeve të Rregullores, janë plotësisht të njëjta, vetëm orari i tyre ka ndryshuar. Prandaj, është i habitur, pse aspak nuk ka reagime nga Serbia.
Edhe mullisët edhe bujqit, siç thotë, me vite të tëra tregojnë për lëshimet, por reagojnë madje tani sepse te institucionet ka vullnet.
“Informata me siguri nuk është mirë e plasuar në palën serbe, dikush dukshëm e turbullon ujin. Ne si shtet, dhe të gjithë të prekur, nuk kemi bërë bllokadë. Vetëm, ashtu siç thashë, përmirësohet kontrolli i kujdesit shëndetësor të miellit. Me të vërtetë nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje në lidhje me importin, madje edhe çuditemi pse Serbia megjithatë reagon. Dhe jo vetëm që asgjë nuk është ndërruar dhe nuk janë rritur shpenzimet për import për askënd, por edhe janë zvogëluar çmimet e pullave (të cilat i blejnë prodhuesit e miellit nga Maqedonia ose, në këtë rast, importuesi). Për pullat A (për paketim prej një, dy dhe pesë kg miell) prej 0,5 në 0,2 denarë, ndërsa për pullat B (për 25 dhe 50 kg, si dhe për miell të papaketuar, prej 1,5 denarë në 0,2)”, nënvizon kryetari i Shoqatës.
Sipas tij, për hyrje të prodhimeve tona në Serbi (çfarëdo lloj i ushqimit, ujit, verës) presin në kufi edhe nga disa ditë, derisa nuk bëhen gati analizat që tregojnë se prodhimi nga ana shëndetësore është i rregullt.
Rregullorja për pamjen, formën dhe përmbajtjen e kërkesës për dhënien e pullave të kontrollit për ta shënuar miellin është marrë para tetë viteve, ndërsa ndryshimet e orarit të procedurës hynë në fuqi më 8 shkurt të këtij viti.
Maqedonia, sipas mullisëve, nga Serbia importon 45.000-50.000 ton miell në vit./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit, pastaj shohim si do të veprojmë tutje
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?