LAJMI I FUNDIT:

Mujota: Emërimi i oficerëve – së shpejti

Mujota: Emërimi i oficerëve – së shpejti

Ngritja e Forcës së Sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe sistemimi i pjesëtarëve të TMK-së është njëra nga objektivat kryesore të ministrisë së Forcës së Sigurisë, ka deklaruar të hënën ministri i FSK-së, Fehmi Mujota në konferencën e fundvitit me gazetarë.

Mujota, ka vlerësuar se kjo ministri vazhdimisht është duke u konsoliduar dhe legjislatura e re e miratuar nga Kuvendi i Kosovës i mundëson asaj që të funksionojë dhe të ngrisë Forcën e Sigurisë sipas standardeve të NATO-s.

Ai tha gjithashtu se është i kënaqur me miratimin e buxhetit për vitin 2009, i cili, sipas tij, do të jetë mbi 20 milionë euro, ndërkohë që priten edhe donacionet e premtuara për FSK-së nga SHBA-të, Gjermania, Anglia dhe vende të tjera.

Ministri Mujota po ashtu ka paraqitur disa nga objektivat për vitin 2009. Ai paralajmëroi se së shpejti do të emërohen edhe 23 oficerët e lartë të FSK-së, por pa saktësuar datën se kur mund të publikohen këto emërime. /rtv21/telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori