LAJMI I FUNDIT:

MTI lejon kompaninë e paautorizuar të verifikojë naftën

MTI lejon kompaninë e paautorizuar të verifikojë naftën

Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), lejojnë që trupa inspektuese KPU Inspekt, kompani e cila bënë verifikimin e konformiteteve të cilësisë së karburanteve të naftës në pikat kufitare, të veprojë pa autorizim.

Në rastet kur një trupë inspektuese e verifikimit i skadon autorizimi, do të duhej që kryeinspektori i MTI-së në bazë të përgjegjësisë të njoftojë Doganën e Kosovës se trupa në fjalë nuk ka autorizim dhe si e tillë certifikatat e saj nuk janë valide.

Sipas burimeve të KosovaPress brenda Doganës së Kosovës, MTI nuk e ka njoftuar Doganën për skadimin e autorizimit të trupës inspektuese KPU Inspekt. Për këtë çështje, zyrtarët e MTI-së përmes përgjigjeve elektronike kanë pranuar se kësaj trupe i ka kaluar autorizimi, por që në përgjigje nuk kanë treguar pse lejohet të ushtrojë veprimtarinë.

“KPU Inspekt është një trup për verifikimin e konformiteteve, e cila ka qenë e autorizuar nga MTI që të ushtrojë veprimtarinë e saj deri më 19 dhjetor 2015. KPU Inspekt ka parashtruar kërkesën e saj për vazhdimin e Autorizimit, brenda afatit të caktuar ligjor. Komisioni për vlerësimin e kushteve për dhënien e propozimit për Autorizim te Trupave për Vlerësim të Konformitetit për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës (i cili është formuar nga ish-ministrat e MTI-së në mandatin e kaluar qeverisës, fillimisht më datën 28.06.2012, dhe i ndryshuar më datat 06.05.2014 dhe 06.11.2014) e ka shqyrtuar dokumentacionin e aplikuesit për vazhdim të autorizimit dhe ka vlerësuar se operatori ekonomik nuk kishte sjellë dokumentacionin e nevojshëm bazuar në U.A.16/2011 për mënyrën e autorizimit të Trupave për Vlerësim të Konformitetit, si dhe U.A. nr.07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës”, thuhet në përgjigjen elektronike të MTI-së.


Po ashtu, sipas përgjigjeve të MTI-së, komisioni ka rekomanduar që KPU Inspekt t’i vazhdohet autorizimi vetëm deri më datën 31.12.2015 pasi që gradacioni bankar i dorëzuar nga aplikuesi ka pasur vlefshmëri deri në këtë datë.

”Bazuar në U.A. 07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, kohëzgjatja e Autorizimit nuk mund të jetë më e shkurtër se një vit, prandaj Ministrja e MTI-së nuk ka mundur të veprojë në bazë të rekomandimit të Komisionit. Rasti i aplikimit të këtij operatori për vazhdim të autorizimit është në shqyrtim dhe MTI do të veprojë në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.

Lirije Karaxha-Pula, përfaqësuese nga KPU Inspekt, i ka ikur pyetjes se pse kompania që përfaqëson ajo, vazhdon të punojë pa autorizim. Ajo ka insistuar që të tregoi se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet të cilat i ka kërkuar komisioni, raporton kosovapress.

Ndryshe, sektori i derivateve të naftës mbetet vrimë e zezë në vend. Kjo pasi ka shumë trupa inspektuese si dhe të konformitetit të cilat bëjnë kontrollin e origjinës së mallit, vërtetësisë dhe cilësisë, por që cilësia vazhdon të jetë e pandryshuar dhe pa rezultate pozitive.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori