Zyra e BE-së, në Kosovë i ka dorëzuar sot Ministrisë së Shëndetësisë pjesën e dytë të donacionit prej 5 milionë eurove për të luftuar pandeminë COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë sot ka marrë maska mbrojtëse për personelin shëndetësor, ku u tha se tashmë ka të mjaftueshme për gjithë personelin shëndetësor.
Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, i cili bëri dorëzimin e këtij donacioni, tha se janë ndihma teknike dhe të nevojshme për stafin shëndetësor.
“Sot e dorëzuam një pjesë të donacionit që e kemi ndarë si ndihmë medicinale për stafin mjekësor të Kosovës, që është një donacion i mëhershëm, por sot ishte vetëm pjesa e dytë. Si i plotë është një donacion prej 5 milionë eurosh, që do të thotë jepet në formë të grantit, që nënkupton se Kosova nuk ka nevojë t’i kthejë ato. Ndërsa në përgjithësi janë ndihma teknike, pajisje të nevojshme për nevojat e përditshme të stafit mjekësor në adresimin e çështjes së pandemisë. Në fazën e mëvonshme, sepse është një sasi ende e pashfrytëzueshme i këtij 5 milionë euro do të vijnë pajisje edhe më të nevojshme siç janë ventilatorët dhe autoambulanca. Po flasim për gjysmën e donacionit deri tash, ndërsa ka të bëjë me pajisjet që kanë pasur nevojë emergjente”, tha Serri.
Ai tha se do të jenë të gatshëm të ndihmojnë Kosovën edhe në fazën e rimëkëmbjes ekonomike.
“Meqenëse qeveria në detyrë e ka bërë një plan për rimëkëmbje ekonomike, ne kemi menduar një ndihmë në formë të kredive në vlerë për rreth 100 milion eurove dhe përveç asaj do të kemi edhe një ndihmë tjetër në vlerë prej 63 milionë euro, e cila do të jetë në formë grantesh që do ta ndihmojë Kosovën në fazën e rimëkëmbjes. Këto 63 milionë do të ndahen për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, biznese, çështje sociale që në një mënyrë qëllimin e kanë të rimëkëmbin shoqërinë kosovare”, tha Serri.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se falë miqve të Kosovës kanë arritur të sigurojnë mjaftueshëm masa mbrojtëse, si dhe aparatura që do të dyfishojnë kapacitetet e shëndetësisë kosovare.
“Lehtësim edhe një shpejtësi të marrjes së të gjitha këtyre mjeteve për një afat rekord ne kemi filluar dhe kemi marrë të gjitha këto mjete që sot po i shihni. Edhe sot kemi të bëjmë kryesisht me maska mbrojtëse për personelin shëndetësor, i cili gjatë këtyre muajve ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta mbajtur kurbën e sheshtë për të mos stërngarkuar apo edhe kolapsuar sistemin tonë të brishtë shëndetësor. Tani këto dy muaj si MSH dhe si qeveri, por natyrisht me ndihmën e miqve tanë kemi siguruar mjaftueshëm edhe materiale mbrojtëse, por do të vijnë shumë shpejt edhe nga EU edhe aparatura të tjera të cilat do t’i dyfishojnë kapacitetet tona dhe në një valë eventuale të dytë si po pritet nga ekspertët shoqëria kosovare, shëndetësia kosovare, mjekët do të jetë shumë më të përgatitur që t’i dalin zot valës së dytë”, tha ai.
Ministri Vitia tha se pas lehtësimit të masave ka një qarkullim më të shtuar të qytetarëve, për çka ai tha se rreziku ende nuk ka kaluar.
“Nëse numrat vazhdojnë të bien, numri i të infektuarve dhe nëse respektohen masat nga qytetarët unë besoj që edhe gjatë fazës së dytë do të ketë lehtësime edhe në lëvizje, por do të ketë lehtësi edhe në biznese dhe në veprimtari të tjera. E përsëris, është shumë e rëndësishme që qytetarët të dalin, por ta mbajnë distancën fizike, e mbi të gjitha mos të dalin pa maska”, tha ai, raporton kp.
I pyetur se tashmë kur po flitet për krijimin e një qeverie të re, a do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me ministrin e ardhshëm për shkak se është lavdëruar për menaxhimin e tij, Vitia tha se personalizimi i punës në këtë kohë është i gabuar, ku tha se ka pasur një bashkëpunim nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces. Ndërsa, në aspektin personal ai tha se do të jetë i hapur për të ofruar ndihmën e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Xhavit Haliti: Mesazhi i PDK-së për Kosovën më mirë po depërton në çdo lagje të Pejës
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shpërndarjen e dezinformatave në kohë fushate
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?