LAJMI I FUNDIT:

MSH dhe OBSH diskutojnë opsionet e reja për Shërbimet Emergjente

MSH dhe OBSH diskutojnë opsionet e reja për Shërbimet Emergjente

Komiteti Drejtues për Shërbime Emergjente Mjekësore, të hënën ka mbajtur takimin e parë në Prishtinë, për t’i hapur rrugë kështu trajtimit sa më bashkëkohor të emergjencave mjekësore.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të OBSH-së, shefi i Zyrës së Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, drejtori i Qendrës Emergjente të QKUK-së dhe drejtor të shërbimeve emergjente nga komunat e Kosovës dhe të Qendrës Emergjente të QKUK-së.

Në emër të ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi, ka folur këshilltari Skënder Berisha, i cili tha se MSH mbetet e përkushtuar thellë në avancimet gjithëpërfshirëse, duke u kushtuar vëmendje të veçantë emergjencave dhe zhvillimit të tyre.

“Zhvillim që në vetë ngërthen ofrimin e trajtimit emergjent në të gjitha nivelet, edukimin e vazhduar profesional si dhe legjislacionin konform të arriturave të shëndetësisë aktuale dhe praktikave më të mira të shëndetësisë së përpunuar”, tha Berisha.


Shefi i Zyrës së Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber ka thënë se Qeveria e vendit të tij do të vazhdojë të mbështes avancimin e kujdesit emergjent në Kosovë.

Sergey Koryak nga OBSH ka bërë një prezantim lidhur me shërbimet emergjente në Kosovë, me ç’rast janë dhënë edhe propozime se si të avancohen këto shërbime. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori