LAJMI I FUNDIT:

MPB: Zbardhen dy rastet për personat të cilët janë fotografuar me armë në zgjedhjet lokale

MPB: Zbardhen dy rastet për personat të cilët janë fotografuar me armë në zgjedhjet lokale

MPB-ja ka zbardhur dy raste të personave të cilët gjatë zgjedhjeve Lokale të vitit 2017 janë fotografuar me armë.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, pas informacionit të marrë nga mediat për personat të cilët gjoja kanë shtënë dhe janë fotografuar me armë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, nga ana e Njësitit për trafikim të paligjshëm pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për konfirmimin e besueshmërisë së informacioneve. “Në bazë të Urdhrit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te personi S.A. (32) nga f. Haraçinë, rajoni i Shkupit.

“Gjatë bastisjes, nuk janë gjetur mjete të cilat rrjedhin nga vepra penale. Gjithashtu, në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera edhe te personi V.G. (26) nga Shkupi. Edhe te ky person nuk janë gjetur mjete të cilat rrjedhin nga vepra penale”, kumtoi MPB-ja.


Personat janë privuar nga liria dhe në stacionin policor Gazi Babë me ta është biseduar, janë bërë shënime zyrtare, pas çka janë lëshuar. Për ngjarjen me shkrim është njoftuar Prokurori publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori