LAJMI I FUNDIT:

MPB ndërmerr masa për thirrjet raciste “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur” në Krushevë

MPB ndërmerr masa për thirrjet raciste “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur” në Krushevë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se ndërmerr masa për zbardhjen e incidentit të sotshëm para festës së Ilindenit në Krueshvë, ku disa persona që ishin prezent në festë hodhën gjësende drejt delegacioneve.

“Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë” – dalin pamjet nga thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Krushevë (Video)
Lexo po ashtu “Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë” – dalin pamjet nga thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Krushevë (Video)

“Ndërmerren masat për identifikimin e personave që hodhën gjësende dhe kundër tyre do të ngiten parashtrime të duhura. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë Publike ndërmerr masa për zbardhjen e rasteve që përmbajnë shprehje të urrejtjes në manifestimin e sotshëm në Krueshvë”, thonë nga MPB-ja/Telegrafi/