MPB-Maqedoni: Janë regjistruar mashtrime kompjuterike me kriptovaluta

Sektori për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e informon opinionin se në periudhën e kaluar është vërejtur dukuri e shpeshtë ku persona të panjohur përmes rrjeteve sociale ose përmes adresave elektronike private të tyre targetojnë shfrytëzues nga Maqedonia dhe dërgojnë linke deri në ueb-faqet dhe serviset në të cilat premtohet fitim i shpejtë me plotësimin e disa detyrave të cilat u jepen në nivel ditor nga vetë servisi ose aplikacioni
Siç bëjnë të ditur nga MPB, mashtrimin e kryejnë në atë mënyrë që pasi personat do të regjistrohen dhe do ti dërgojnë të dhënat e tyre personale, marrin profil shfrytëzuese përmes të cilit mund të blejnë një paket të caktuar në varësi me mjetet të cilat si fillim janë në mundësi ti investojnë përmes blerjes së paketave parapaguese në kriptovaluta.
“Pasi shfrytëzuesi e fillon investimin inicial, merr disa detyra të caktuara të cilat përfshijnë vizitë të ueb-faqeve ose rishikim të videove për të cilat marrin një kompensim të caktuar, në varësi të paketës të cilën e kanë zgjedhur. Në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë qytetarë po hyjnë në tregun e kriptovalutave, por nuk posedojnë dituri të mjaftueshme ose informata se si këtë ta bëjnë në mënyrë të sigurt”, sqarojnë nga MPB.
Si rezultat i kësaj, theksohet, gjithnjë e më të shpeshta janë mashtrimet në të cilat qytetarët mbesin pa mijëra euro dhe kriptovaluta.
“Me qëllim të shmangies të një skenari të këtillë, ekspertët rregullisht i tërheqin vërejtjen qytetarëve të kenë kujdes të mos jenë viktimë e mashtrimeve investuese. Këshillohen qytetarët, që ti shmangen këtyre mashtrimeve, para së gjithash të jenë të kujdesshëm ndaj të gjitha ofertave të cilat premtojnë të ardhura të larta të paarsyeshme për një periudhë shumë të shkurtër- kjo është shenja e parë se bëhet fjalë për qëllime mashtruese. Gjatë komunikimit askujt nuk duhet të jepen informata personale, fotografi nga dokumentet personale, karta bankare, si dhe fjalëkalimet për aplikacione për banking online ose të dhëna tjera për autorizim për transaksione bankare”, bëhet e ditur në kumtesë.
Për atë se çfarë munden të bëjnë qytetarët rekomandohet:
– Gjithmonë të kërkojnë këshilla financiare para se të jepen të holla ose të investohen mjete;
– Ti refuzojnë thirrjet e paparalajmëruara për mundësi investimi;
-Të informohen dhe të kërkojnë këshilla financiare para se të investohen të holla ndaj ofertave të cilat premtojnë investim të sigurt, të ardhura të garantuara dhe profit të lartë;
– Nëse ndonjëherë kanë investuar në mashtrim, mashtruesit sigurisht se përsëri do ti përdorin ose do ti shesin informatat mashtruesve tjerë;
– Të kontaktojnë policinë nëse dyshojnë në diçka.
Sektori për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale apelon te qytetarët dhe te subjektet juridike të mos i hapin linket e dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura si shtojcë ndaj porosive të cilat nuk vijnë nga dërgues të verifikuar për ta, të mos bien pre e mashtrimeve të llojit të këtillë dhe subjektet juridike të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtjen e sistemeve të tyre kompjuterike nga softuer potencial malicioz në pajtim me procedurat interne për sajber siguri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa