LAJMI I FUNDIT:

MPB: Janë lëshuar vërtetime të rrejshme mjekësore për zgjedhjet e 11 dhjetorit

MPB: Janë lëshuar vërtetime të rrejshme mjekësore për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Ministria e punëve të brendshme njofton opinionin se ka proceduar ndaj të dhënave për dhënie të paligjshme të vërtetimeve mjekësore për qytetarët, me qëllim që ata të mos votojnë më 11 dhjetor, por të votojnë më 10 dhjetor, gjoja si persona të sëmurë dhe të paaftë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, më 2 dhjetor, MPB-ja ka pranuar një informacion se janë lëshuar vërtetime me të dhëna të rrejshme nga mjeku M.I, i punësuar në ”Entin e gjinekologjisë 11 nëntori”.

Nga kontrolli i bërë në dokumentet e lëshuara, është konstatuar se M.I më 25 nëntor, ka lëshuar 30 dokumente mjekësore, ndërkaq më 28 nëntor ka lëshuar edhe 28 tjera.


Më pas, MPB-ja ka kryer kontrolle në KSHZ, ku është konstatuar se personat që kanë marrë këto dokumente mjekësore e kanë njoftuar Komisionin zgjedhor komunal të komunës Gjorçe Petrov, për gjoja pamundësinë që të votojnë në vendvotimin e duhur. Mirëpo, MPB-ja i ka hetuar këta persona dhe është konstatuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, kurse disa prej tyre shkojnë rregullisht në punë.

Njëri nga këto persona madje është kapur në vendin e punës në gjimnazim ”Nikolla Karev” në Shkup. MPB-ja do të merr masat konkrete pas përfundimit të të gjitha hetimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori