LAJMI I FUNDIT:

MPB e Maqedonisë së Veriut: Deri në ndryshimin e plotë të dokumenteve, do të jepen vërtetime

MPB e Maqedonisë së Veriut: Deri në ndryshimin e plotë të dokumenteve, do të jepen vërtetime

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese për media informon se deri në ndryshimin e plotë të dokumenteve, do të jep, gjegjësisht ka filluar t’u jep vërtetime qytetarëve për dokumentet që janë lëshuar më herët nga ministria dhe nuk e përmbaj emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Nga MPB thonë se me këto vërtetime konfirmohet vlefshmëria e dokumenteve që prezantohen jashtë vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vërtetimet janë me vulë të re të emrit të ri të shtetit. Ato jepen në Departamentin për punë qytetare për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe persona që kanë mbrojtje ndërkombëtare në vend, ndërsa në Departamentin për punë kufitare dhe migrim jepen për të huajt të cilët mbi çfarë do baze qëndrojnë në shtetin tonë”, thonë nga MPB.


Ata shtojnë se kjo procedurë vijon pas marrëveshjes me Greqinë, me të cilën u ndërpre përdorimi i referencës FYROM, si dhe pas ndryshimeve kushtetuese me të cilat emri i ri i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori