LAJMI I FUNDIT:

MPB e Maqedonisë pajiset me automjete të reja

MPB e Maqedonisë pajiset me automjete të reja

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në rrethin e ministrisë zyrtarisht ka vënë në funksion disa nga automjetet të blera për nevoja të njësive organizative të MPB-së dhe BSP.

“Në drejtim të përkushtimit tonë për të ndërtuar një forcë policore vërtetë të pajisur, moderne dhe evropiane, e cila do të ketë kapacitete për të luftuar të gjitha llojet e krimit dhe për të mbrojtur sigurinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sot kam mundësinë të vë në përdorim makina të reja të parashikuar për nevojat e reparteve dhe njësive policore.

Bëhet fjalë për vetura të prodhuesit Shkoda të blera nga ministria me prokurim publik, për të bërë rinovimin e parkut të automjeteve të ministrisë, e cila është në gjendje të palakmueshme dhe që planifikojmë ta rinovojmë pjesën më të madhe vitin e ardhshëm.


Policia e vendit do të jetë krenaria dhe bartësja e sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë dhe ne përpiqemi ta realizojmë këtë qëllim.

Po vazhdojmë edhe në vitin e ardhshëm me synime vërtet ambicioze për ndërtimin e stacioneve të reja policore, uniformat e reja për numrin më të madh të njësive policore dhe modernizimin në çdo segment të punës së policisë”, theksoi ministri Toshkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori