LAJMI I FUNDIT:

MPB: Demantojmë gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit

MPB: Demantojmë gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit

Nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se “MPB i demanton gënjeshtrat e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që i dha në intervistë për TV Alfa dhe që dolën në një pjesë të portaleve se zyrtarë policorë e ndjekin për motive politike dhe përgatisin arrestimin e tij.

“Keqpërdorimi i MPB-së ishte karakteristikë e partisë ku kryetar është Mickovski dhe pikërisht për këtë arsye gjatë dy viteve të kaluara në MPB janë zbatuar dhe zbatohen reforma që kanë për qëllim të çrrënjosin veprimet ilegale”. thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB shtojnë se puna e tyre ka të bëjë me zbulimin e krimit në të gjitha fushat, duke i përdorur mundësitë ligjore që janë në dispozicion.


“E njoftojmë opinionin se edhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, me kërkesë të tij, nga viti i kaluar i është dhënë sigurim nga pjesëtarët e MPB-së”, thuhet në fund të njoftimit të MPB.

Mickoski pret të arrestohet, thotë se ndiqet nga zyrtarë të MPB-së
Lexo po ashtu Mickoski pret të arrestohet, thotë se ndiqet nga zyrtarë të MPB-së

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski në intervistë të tij për TV Alfa tha se pret skenar të ri, përkatësisht arrestimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori