LAJMI I FUNDIT:

Mozarti për të qetësuar nxënësit poterexhi

Mozarti për të qetësuar nxënësit poterexhi

Drejtorët e shkollës kanë vendosur të lëshojnë Mozartin të rinjve para mësimeve për t’i bërë më pak poterexhi në klasë.

Muzika do të lëshohet para mësimit kur nxënësit e klasave fillore të kthehen nga pushimi veror në qytetin lindor kroat Osjek.

Muzika e Mozartit, përfshirë Eine Kleine Nacht Musik, është përzgjedhur nga arsimtarët e qytetit pasi që kanë lexuar se studimet shkencore kanë vërtetuar se muzika e tij ishte më përfitim për fëmijët.

Studimet e kryera në universitetin e Berlinit kanë gjetur se ata të cilët kanë dëgjuar muzikën e këtij kompozitori për dhjetë minuta rresht para provimit kanë arritur shumë më shumë sukses për dallim nga kompozitorët tjerë apo që nuk kanë dëgjuar muzikë fare.


Edhe foshnjave në disa spitale të Evropës Lindore u lëshohet muzika e Mozartit pesë herë në ditë në akusheri pasi që personeli mjekësor ka kuptuar se kjo ishte një mënyrë e përsosur për të mbajtur fëmijët e porsalindur të shëndetshëm dhe të qetë pas traumës së lindjes.

"Ne besojmë se muzika klasike do të parandalojë sjelljen e dhunshme dhe do t’i bëj fëmijët të janë më të qetë", ka thënë një zëdhënës i autoritetit arsimor.