LAJMI I FUNDIT:

Moto G zbarkon në SHBA

Moto G zbarkon në SHBA

Kur Motorola e kishte lansuar modelin e saj të ri të telefonit, Moto G, kishte thënë se i njëjti do të jetë në dispozicion në treg në muajin janar, ndërsa tani bëhet e ditur se telefoni do të vijë në treg së shpejti, pa u zgjatur në muajin janar.

Motorola tani ka thënë se Motorola Moto G do të jetë në dispozicion në tregun amerikan, dhe tani telefoni do të shitet pa kontratë me operatorët amerikan në këtë treg.

Moto G vjen me disa karakteristika shumë mbresëlënëse për një çmim jashtëzakonisht të volitshëm, dhe ndër tjerat Moto G sjell edhe Android 4.3 Jelly Bean dhe së shpejti do të përditësohet me Android 4.4 Kit Kat. Madje, kjo gjë është paralajmëruar të ndodhë në muajin janar.

Moto G sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5 inç në high definition, me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin me quad core 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400 dhe 1GB RAM.


Pajisja vjen me dy kamera, atë të përparmen me 1.3 mega-piksel për video thirrje, dhe atë të pasmen në full HD 1080p me 5 mega-piksel për incizimin e fotove dhe videove.

Motorola sjell edhe 8GB në Motorola Moto G për 179 dollarë dhe 16GB për 199.99 dollarë. / Telegrafi /