LAJMI I FUNDIT:

Moti përkeqësohet përgjatë fundjavës

Moti përkeqësohet përgjatë fundjavës

Cikloni mesdhetar që po vjen nga Afrika veriore, gjatë ditës së sotme ka filluar të zhvendoset nga Italia, e ditëve të fundjavës edhe mbi rajonin tonë, ku do të sjell përkeqësim të motit me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Gjatë natës dhe të premten herët në mëngjes, vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu, ndërsa nga pasditja dhe gjatë mbrëmjes do të ketë reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.


Gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

Të dielën, me ardhjen e masave më të ftohta ajrore mbi rajon, do të mbajë mot më i freskët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.

Nga fillimi i javës pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave.

Ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin rreth vlerave mesatare, maksimalet do të zbresin nga 21 gradë Celsius në 15, e ato minimalet nga 13 gradë Celsius në 5. Të martën maksimalet parashikohet që do të ngriten sërish mbi 20.

Përgjatë natës dhe nesër era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi 4-13m/s, e nga dita e diel nga ana veriore 2-6m/s.

Shtypja atmosferike me kalimin e ciklonit do të zbres dukshëm nën vlera normale, e më pas do të ngritet rreth këtyre vlerave.

Në trend

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Ligat tjera
Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Ndërkombëtare
Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Botë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Kalo në kategori