LAJMI I FUNDIT:

Moti në vikend, me diell e shi

Moti në vikend, me diell e shi

Instituti i Kosovës parashikon që gjatë vikendit në Kosovë të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Vranësirat ditën e diel vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 14m/s. /Telegrafi/