LAJMI I FUNDIT:

Moti në pesë ditët e ardhshme: Diell, vranësira dhe shi

Moti në pesë ditët e ardhshme: Diell, vranësira dhe shi

Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu. Këto riga paksa ma të theksuara pritet të jenë në veri dhe verilindje të vendit.


Vlerat minimale të temperaturave gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 17 gradë ditën e hënë e deri 23-25 gradë Celsius ditëve tjera të javës.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, dominues do të jetë drejtimi verior dhe jugperëndimor, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s. /Telegrafi/