LAJMI I FUNDIT:

Mosrespektimi i masave anti-Covid, për 10 ditë 2,045 gjoba në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

Mosrespektimi i masave anti-Covid, për 10 ditë 2,045 gjoba në Gjakovë, Rahovec e Malishevë
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë që nga 13 nëntori, ka shqiptuar 2045 dënime mandatore, së bashku, si dhe janë dhënë një numër i konsideruar i vërejtjeve për shkelësit e orarit të kufizimit të lëvizjes, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private dhe për ata që nuk kanë bartë dhe mbajtje maskat mbrojtëse.

Drejtoria Rajonale e policisë në Gjakovë si pjesë e rëndësishme dhe kyçe në implementimin e strategjisë të Qeverisë së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, qoftë duke mbështet mekanizmat tjerë, shëndetësor, inspektorëve komunal dhe atyre rajonal dhe institucioneve tjera për kryerjen e detyrave të tyre, po në të njëjtën kohë me veprimet drejtpërdrejta ka luajtur dhe luan rol shumë të rëndësishëm në uljen e faktorëve për përhapjen e kësaj pandemie.

“Policia si rezultat i një pune të madhe policore, më vërejtjet e saja ndaj qytetarëve ka ndikuar në shkallën e vetëdijesimit, ndërgjegjësimit dhe ngritjen e nivelit të respektimit të masave të nxjerra nga Qeveria e Kosovës, por nuk ka anashkaluar dhe sanksionimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm në përputhje më dispozitat ligjore”, thuhet në njoftim.


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori