Moska dënoi sot kërcënimin për një ndërhyrje ushtarake të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump kundër Venezuelës, zhytur në një krizë politike që prej disa muajsh.
“Duhet që mosmarrëveshjet në vend të kapërcehen sa më shpejt dhe këto vetëm nëpërmjet mënyrave paqësore, nëpërmjet dialogut”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, në një konferencë shtypi me homologun bolivian, Fernando Huanacuni Mamani.
Kreu i diplomacisë ruse hodhi poshtë përdorimin e çdo presioni të jashtëm pa përmendur kërcënimin e papranueshëm për një ndërhyrje ushtarake.
Këto deklarata të Moskës u bënë ndërkohë që Donald Trump përmendi javën e kaluar një opsion të mundshëm ushtarak për zgjidhjen e krizës në Venezuelë, ku manifestimet anti-Maduro kanë shkaktuar 125 të vdekur në katër muaj.
Të hënën, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence konfirmoi se Uashingtoni nuk do të lejonte Venezuelën të transformohej në një shtet të dështuar që do të rrezikonte sigurinë në rajon, pa përmendur projektin ushtarak.
Perspektiva për përdorimin e forcës nga SHBA-ja kundër Venezuelës ka ngjallur indinjatë në Amerikën Latine.
Brazili, Kolumbia, Peruja, Kili, Meksika, Ekuatori, Nikaragua dhe Argjentina kanë hedhur poshtë këtë opsion.
Mundësia ushtarake amerikane nuk është e pazakontë në këtë rajon.
E fundit daton në vitin 1989, kur SHBA-ja pushtoi Panamanë për largimin e presidentit të saj, Manuel Noriega. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi
Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit
Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?