“Kishte planifikuar një atentat terrorist për t’u hakmarrë ndaj emigrantëve të mbetur viktima në Mesdhe dhe ndaj ministrit të brendshëm Matteo Salvini e aleatit të tij qeverisës Luigi Di Maio”.
Kështu ka rrëfyer para prokurorit të antiterrorizmit milanez, 47 vjeçari Ouesseynou Sy, me origjinë nga Senegali por me shtetësi italiane, i cili një ditë më parë mori peng autobusin me 51 fëmijë të një shkolle në komunën e Cremës në provincën e Cremonës.
Shofer prej shumë vitesh në një kompani që administron autobusë shkollor, 47 vjeçari pak orë para se të vinte në zbatim planin e tij terrorist ka realizuar një video në formë manifesti ku bën publik aktin që do të kryente duke e shpërndarë tek miqtë në Itali e Senegal.
Kanë qenë 41 minuta dramatike për 51 fëmijët që së bashku me dy mësuese janë sekuestruar nga shoferi i autobusit të shkollës së tyre, i cili i kërcënonte se do t’u vinte zjarrin pasi i kishte spërkatur të gjithë me benzinë.
Më pas kishte detyruar mësuesit t’i lidhnin duart e disa nxënësve duke i sekuestruar telefonat celularë.
Ka qenë guximi dhe kurajo i 13 vjeçarit Ramy, djalë i një familje emigrante nga Maroku, i cili fshehu telefonin e tij celular dhe lajmëroi të atin për gjithçka po ndodhte.
Menjëherë janë informuar forcat e policisë që brenda një kohe të shkurtër kanë mundur të identifikojnë autobusin në afërsi të territorit San Donato Milanese në afërsi të Milanos.
Një aksion policor spektakolar shpëtimi ndërsa autobusi ishte përfshirë nga flakët, ka çuar në shpëtimin e 51 fëmijëve së bashku me mësuesit e tyre, shkruan oranews.tv.
Gjatë marrjes në pyetje nga antiterrorizmi italian, Ouesseynou Sy ka pranuar qëllimin terrorist të aktit të tij kundër politikave të emigracionit të qeverisë italiane.
Siç thuhet tutje, 47 vjeçari Ouesseynou Sy rezulton të jetë arrestuar më parë nga policia italiane me akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.
Prindërit e 13 vjeçarit Ramy, që me gjestin e tij mundi të shpëtoj të gjithë shokët e mësuesit, para mediave italiane kanë shprehur dëshirën që shteti italian t’i jap të paktën nënshtetësinë italiane djalit të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar