LAJMI I FUNDIT:

Moore: Ambasadorët nuk duhet ta pengojnë Serbinë

Moore: Ambasadorët nuk duhet ta pengojnë Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi, Roderick Moore, tha se këmbimi eventual i ambasadorëve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, nuk do të duhej t’i çrregullonte raportet Podgoricë – Beograd.

“Mendoj se është krejtësisht e natyrshme që dy shtete fqinje, që njihen reciprokisht, siç janë Mali i Zi dhe Kosova, t’i këmbejnë ambasadorët”, i transmetojnë fjalët e Mooret, mediat në Podgoricë.

Ambasadori Moore vlerësoi se Shtetet e Bashkuara angazhohen, që Podgorica dhe Beogradi t’i kenë marrëdhëniet më të mira të mundshme, duke theksuar se në nivelin diplomatik ekziston ndonjë shkallë e tensionit ndërmjet Malit të Zi e Serbisë, por, sipas tij, raportet nën këtë nivel janë më të mira.

Ai konsideron se qytetarët e Malit të Zi mund të jenë krenarë, që vendi i tyre ka ndërtuar raporte të mira me të gjitha shtetet e tjera në rajon. “Shtetet e Bashkuara e çmojnë shumë rolin konstruktiv të cilin Mali i Zi e ka në këtë plan”, tha ambasadori Moore. /REL/