LAJMI I FUNDIT:

Moon i bën thirrje Putinit të luajë “rol konstruktiv” në tensionet me Korenë Veriore

Moon i bën thirrje Putinit të luajë “rol konstruktiv” në tensionet me Korenë Veriore

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jea-in i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të luaj “rol konstruktiv” në zgjidhjen e tensioneve me Korenë e Veriut, pas kërcënimeve nga Phenjani se do të përdorë armë bërthamore.

Zyra e Moon ka thënë se lideri jugkorean, i ka thënë Putinit, në një bisedë telefonike se gjetja e zgjidhjes për kërcënimin që vjen nga Koreja e Veriut, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit në mes të Seulit dhe Moskës.

“Ne shpresojmë që Rusia do të luaj rol konstruktiv, në mënyrë që të ndalohet Koreja e Veriut me provokimet e saja bërthamore dhe të shkojë drejt rrugës së denuklearizimit”, i ka thënë Moon Putinit, sipas zyrës së presidentit jugkorean.


Në deklaratë po ashtu thuhet se Moon ka thënë se Rusia është e gatshme të luaj pjesën e saj “produktive” për të ulur tensionet.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini ka theksuar “rëndësinë e gjetjes së rrugëve politike dhe diplomatike për të zgjidhur krizat”.

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori