Në Shqipëri, Qendra mediatike Faktoje.al publikoi sot një monitorim mbi 260 deklarata e premtime të zyrtarëve të lartë gjatë 15 muajve të fundit, nga të cilat vetëm 25 prej tyre janë të vërteta e të përmbushura.
Mediat dhe publiku shqiptar vuajnë nga mungesa e transparencës së institucioneve shtetërore, dhe kanë paraqitur mbi 1 mijë ankesa vitin e fundit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Qendra mediatike Faktoje.al publikoi, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, monitorimin e mbi 260 deklarata dhe premtime të zyrtarëve të lartë në 15 muaj, nga doli se vetëm 10 për qind e tyre janë deklarata e premtime të vërteta e të përmbushura.
“Nga 116 premtime të verifikuara, 110 rezultojnë të pambajtura. Nga 144 deklarata vetëm 24 janë të vërteta. Ka edhe premtime që janë përsëritur për 3 apo 4 mandate radhas dhe ende nuk janë mbajtur” – thotë drejtuesja e Qendrës Faktoje.al, Klodiana Kapo.
Verifikimi nxori se afro gjysma e deklaratave janë të pavërteta, pjesa tjetër janë gjysmë të vërteta, madje një pjesë e madhe janë klasifikuar si deklarata pa kategori.
Gjatë monitorimit dhe verifikimit të fakteve në terren qytetarët u kanë shprehur përfaqësuesve të Faktoje.al shqetësimin e tyre për mosmbajtjen e premtimeve nga politikanët dhe për mungesën e transparencës për fondet dhe veprimet gjysmake që kryen.
Ligji për të drejtën e informimit që ka Shqipëria është një ndër më të mirët në botë, por ai nuk zbatohet në shkallën e kërkuar, përderisa vetëm vitin e fundit Komisioneri për të drejtën e informimit trajtoi mbi 1 mijë ankesa nga media dhe qytetarë për shkelje të kësaj të drejte.
“Në punën tonë ne jemi përballur shpesh me aspekte të veçanta të transparencës së autoriteteve publike, në lidhje me prokurimet, në lidhje me koncensionet, dhe me aktet më të zakonshme deri edhe me vendimet e këshillave bashkiakë. Nuk ekziston kultura e transparencës në autoritetet tona publike” – thotë Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Qendra Faktoje.al është një nga organizatat e rralla mediatike e Verifikimit të Fakteve në Shqipëri, e cila ndjek për një kohë të gjatë vërtetësinë e deklarimeve zyrtare dhe realizimin e premtimeve politike.
“Në këtë konkurrencë në këtë garë të madhe sot është gjëja më e thjeshtë për të gënjyer e mashtruar, sepse askush nuk ka kohë për të verifikuar. Prandaj është gjë e mirë që kemi ende gazetarë, kemi ende media deri diku që punojnë më shumë se të tjerët për të verifikuar të vërtetën. Është për t’u vlerësuar që kemi të paktën dy tre organizata, të cilat janë përkushtuar ndaj verifikimit të fakteve” – thotë Neritan Sejamini, përfaqësues nga televizioni Euronews Albania.
Përkundër mungesës së transparencës shtetërore, në raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe në tryeza të përbashkëta me diplomatë ndërkombëtarë gazetarët shqiptarë pohojnë se janë të pambrojtur gjatë veprimtarisë së tyre dhe se kufizimet e shumta prej autoriteteve nxitin auto-censurën.
Komisioni Europian theksoi në raportin e fundit vjetor se në Shqipëri ekzistojnë ende sulmet verbale, fushatat shpifëse dhe kërcënimet kundër gazetarëve. Ndërsa Organizata Transparency International theksoi në raportin e fundit se në Shqipëri gazetarët përballen me padi dhe frikësime, përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit./VOA
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-1-780x439.jpg)
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
![Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351713_1181478880010125_3655643410340807582_n-780x439.jpg)
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476605195_18479043295065282_6030213197483911031_n-e1739031728662-780x439.jpg)
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti