LAJMI I FUNDIT:

Momenti i veçantë kur Dua Lipa ia besoi fansit tetëvjeçar ta dëgjojë i pari këngën e saj të re, ende të papublikuar

Momenti i veçantë kur Dua Lipa ia besoi fansit tetëvjeçar ta dëgjojë i pari këngën e saj të re, ende të papublikuar

Dua Lipa është në prag të lansimit të këngës së saj më të re.

Artistja 24-vjeçare la një fëmijë tetë vjeçar të quajtur Sam, që është fans i zjarrtë i saj, që ta dëgjonte i pari këngën e saj të re me titull “Don’t start now”.

Ky moment magjik u dokumentua në emisionin e mëngjesit në BBC Radio 1, ku këngëtarja shqiptare ishte e ftuar së fundmi.


Dua Lipa (Foto: Ilya S. Savenok/Getty Images/Guliver)

Pasi dëgjoi këngën e re të artistes së tij të preferuar, tetë vjeçari Sam iu drejtua fitueses së çmimit ‘Grammy’ me kritikën e tij të plotë rreth projektit të ri.

“Epo, unë mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Me të vërtetë më pëlqen shumë. Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song'”, tha ai referuar këngës “Swan Song”, që Lipa e publikoi në janar të këtij viti.

Ylli i hitit “New Rules” më pas falënderoi kritikun e ri për reagimet dhe ndershmërinë e tij.

Për shkak se kënga nuk u luajt për pjesën tjetër të dëgjuesve të emisionit, prezantuesi i emisionit Greg James i kërkoi Samit t’i tregonte pak nga ritmi dhe teksti i këngës ende të papublikuar, dhe që deri më tani vetëm ai dhe Dua e kishin dëgjuar.

Lipa e ndihmoi paksa, megjithatë ajo ishte e impresionuar me aftësitë e tetë vjeçarit, i cili mbajti mjaft mirë në mend fjalët e tekstit.

“Ju ishit aq i mirë!”, i tha Dua fansit të saj të vogël.

Fillon numërimi, Dua Lipa publikon një tjetër video paralajmëruese për këngën e re dhe zonat kohore kur do të publikohet
Lexo po ashtu Fillon numërimi, Dua Lipa publikon një tjetër video paralajmëruese për këngën e re dhe zonat kohore kur do të publikohet

Ajo gjithashtu pretendoi se ishte “aq e lumtur” sa Sam ishte “personi i parë që dëgjoi këngën”.

“Unë e dua atë. Më pëlqen shumë”, e siguroi vogëlushi. “Fjalë për fjalë, unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song'”, përsëriti ai. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Kalo në kategori