LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur ndodhi incidenti në Big Brother VIP, disa persona ‘sulmojnë’ shtëpinë me gurë e gjëra të tjera

Momenti kur ndodhi incidenti në Big Brother VIP, disa persona ‘sulmojnë’ shtëpinë me gurë e gjëra të tjera
Foto: Screenshot/YouTube

Kjo javë ka qenë shumë e zëshme për banorët e Big Brother VIP, të cilët kanë qenë të përfshirë në diskutime të mëdha me njëri-tjetrin.

Teksa mbrëmë krijuan një rrëmujë të madhe e polemika të shumta, një incident tjetër ndodhi derisa ata po qëndronin në oborr të shtëpisë.

Në bazë të asaj që është shpërndarë në rrjete sociale, disa persona duket se kanë ‘sulmuar’ shtëpinë e BB VIP.


https://www.youtube.com/watch?v=774-eIhXN7E&ab_channel=VidioShqip

Banorët u panë të shqetësuar pasi drejt tyre hidheshin gurë e sende të tjera të forta.

Natyrisht, situata ka qenë në kontroll dhe duket se menjëherë kishte një intervenim të policisë.

Të njëjtit tanimë po qëndrojnë prej më shumë se dy muajsh brenda shtëpisë dhe do jenë deri në janar.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në nominim këtë javë janë: Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri, Arjola Demiri dhe Claudio. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.