LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur aeroplani i pilotuar nga biznesmeni rus dhe gruaja e tij bie në tokë, pak pas ngritjes – teksa nipërit dhe mbesat e tyre shikojnë nga poshtë

Momenti kur aeroplani i pilotuar nga biznesmeni rus dhe gruaja e tij bie në tokë, pak pas ngritjes – teksa nipërit dhe mbesat e tyre shikojnë nga poshtë

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentin tragjik kur një çift u rrëzua dhe vdiq në një aeroplan me dy ulëse pak çaste pas ngritjes – teksa nipërit e tyre të tmerruar e shikonin të pafuqishëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yuri Samofalov, 69 vjeç dhe gruaja e tij Tatyana Pokoevaya, 67 vjeçe, ishin duke fluturuar me aeroplanin pranë Moskës, ndërsa familja e tyre i shikonte.


Por aeroplani u fut në telashe dhe ra në tokë pak pas ngritjes të dielën.

Piloti Samofalov, një biznesmen, dhe gruaja e tij vdiqën në vend në aeroplanin e tyre të vogël A-22.

Më vonë doli se aeroplani ishte nisur pa leje nga kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin Vakulino në rrethin e Ruza.

“Samofalov nuk kishte marrë leje për t’u ngritur”, citohet të ketë thënë një burim i zbatimit të ligjit.

Fluturimi fatal u raportua të ishte i pari që çifti kishte realizuar së bashku me aeroplanin A-22 me dy ulëse të prodhimit ukrainas, i quajtur edhe Flying Fox. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori