Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është marrë me Nismën për Kosovën të Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, duke shprehur bindjen se të dy është dashur të largoheshin nga PDK-ja për t’i lënë vend Kadri Veselit.
Sipas Molliqajt “Nismën njëmend mund ta ketë shkaktuar Veseli para dy vjetësh kur i përzuri Limajn e Krasniqin, mirëpo Nismën e ka mundësuar Lëvizja Vetëvendosje për më se 10 vjet me kritikën dhe akuzat e saj ndaj PDK-së”.
Bashkimi i Nismës me AAK-në e Ramush Haradinajt, sipas Molliqajt e humbi figurën e Jakup Krasniqit, e bashkë me të edhe një pjesë të anëtarësisë socialdemokrate e patriotike.
“Ajo natyrshëm i bashkohet Lëvizjes sonë”, shkruan Molliqaj.
Lexojeni të plotë postimin e Dardan Molliqajt:
Si po bitiset Nisma?
Sigurisht që pajtohemi se Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi duheshin larguar nga udhëheqja e PDK-së në mënyrë që aty t’i bëhej vendi Kadri Veselit. Në zgjedhjet e brendshme në PDK në vitin 2013 dhe në ato parlamentare të vitit 2014, shefi i ShIK-ut po dilte në sipërfaqe nga nëntoka për t’u instaluar në maje të partisë. Paraprakisht, daljen nga nëntoka e kishin bërë shumë agjentë të tij të cilët u shndërruan në deputetë nga vjedhja industriale e votave në dhjetorin e 2010-s.
Për më shumë se një dekadë Fatmir Limaj kishte qenë nënkryetari i parë i PDK-së kurse Jakup Krasniqi sekretar i përgjithshëm i saj. Veçse tash kishte ardhur koha që nëntoka e PDK-së e cila e mbante PDK-në lart, të ngjitej mbi tokë për vete. Limaj e Krasniqi me dorëheqjet e tyre i dhanë vulën përjashtimit prej PDK-së që praktikisht ua kishte bërë ShIK-u.
Nismës së Limajt dhe Krasniqit iu bashkuan një pjesë e anëtarëve të pakënaqur të PDK-së. Por, këta të pakënaqur nuk ishin të pakënaqur thjesht pse Limajn dhe Krasniqin i dëboi Veseli nga pozitat. Natyrisht kishte prej tyre aso të zhgënjyer pse nuk i kishte rehatuar PDK-ja (sic.), por kishte edhe të tillë që ishin të indinjuar me devijimin e dyfishtë të PDK-së: me braktisjen e bashkimit kombëtar shqiptar dhe me braktisjen e orientimit ideologjik të majtë. Këta të fundit, pra të pakënaqurit me devijimin e dyfishtë të PDK-së, janë më të vlefshmit dhe më të rëndësishmit dhe mu në këtë pikë shfaqet roli interesant i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Nismën njëmend mund ta ketë shkaktuar Veseli para dy vjetësh kur i përzuri Limajn e Krasniqin, mirëpo Nismën e ka mundësuar Lëvizja VETËVENDOSJE! për më se 10 vjet me kritikën dhe akuzat e saj ndaj PDK-së. Kritika e Lëvizjes sonë ka qenë që PDK-ja nuk është (tanimë) as atdhetare dhe as e majtë. Kjo kritikë ka iniciuar konsolidimin e anëtarëve të PDK-së që e braktisën këtë parti ose duke ardhur në VETËVENDOSJE! ose duke nisur Nismën. Anëtarësia e Nismës që është socialdemokrate dhe patriotike është progresive. Ajo te Jakup Krasniqi e ka parë figurën e saj udhëheqëse (dhe disi të shtypur nga Fatmir Limaj). Mirëpo, me koalicionin AAK-Nisma ajo e humbi këtë figurë e Krasniqi dhe Nisma natyrshëm e humbin atë anëtarësi që tash po ashtu natyrshëm i bashkohet Lëvizjes sonë.
Mua si aktivist më kanë frymëzuar e motivuar ngahera të burgosurit politikë dhe luftëtarët e lirisë. Në mesin e tyre sidomos edhe Baca Jakup. Ama rreshtimi i tij në koalicionin me AAK, që po del të jetë më shumë kundër VETËVENDOSJE!-s sesa kundër qeverisë, do t’ia bëjë të pamundur ta afirmojë socialdemokracinë dhe bashkimin kombëtar. Vetëm bashkë me VETËVENDOSJE!-n ai do të mund t’i bënte këto, bashkë me shokët e tij në VETËVENDOSJE! si Ismajl e Sami Kurteshi, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi etj.
Në këtë dyvjetor të saj Nisma nuk mund të mbetej vetëm nismë. Ajo duhej të vazhdonte. Dhe, krerët e saj u përcaktuan për vazhdimin e vetes së tyre personale dhe braktisjen e idesë së Nismës politike. Ata ngadal por sigurt po rikthehen në PDK me ndërmjetësimin e AAK-së. Madje, tash nuk e kanë më pengesë Veselin sepse ai ka lëvizur nga pozita e dytë për t’u bërë kryetar partie. Vendi nuk është aq i lirë për shkak të Kuçave e Hoxhajve, por as i zënë si më parë nuk është. Mbase nuk është e rastësishme që në shkrimin e tij të fundit Krasniqi askund nuk e përmend Veselin dhe ShIK-un por vetëm Thaçin dhe policinë e tij në PDK, duke shtrembëruar faktin se policia e PDK-së përherë ka qenë shumë më tepër e Veselit sesa e Thaçit.
E sa për Thaçin e kundër pazareve të tij, kryeparlamentari Krasniqi i kishte dy shanse ideale që s’i përdori: kur u bë Pacolli president (2011) dhe kur u ratifikua marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013). Ato ishin momente vendimtare politike kur ka mundur të japë dorëheqje dhe ta nis Nismën. Sot, Jakup Krasniqi tashmë ka vendosur që të mos ketë shans të tretë. Koalicioni AAK-Nisma është vulosje e këtyre dy huqjeve paraprake. Çkado që thotë e bën, e ka nga kjo pozitë e re që e kthen kah partia e vjetër. Dardan Molliqaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve”, analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Maqedonia e Veriut dhe Hungaria nënshkruan plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës