Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi është liruar nga ndalimi policor, pas arrestimit të tij të premten gjatë një aksioni të anëtarëve të kësaj partie në kundërshtim të vendimit të Qeverisë për aplikimin e taksës shtesë prej 5 euro me rastin e regjistrimit të automjeteve.
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cenimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse”.
“Dhuna policore vjen prej një sistemi të vjetër që ushqehet edhe nga rendi patriarkal. Janë po këta policë që nuk reagojnë ndaj dhunës së përditshme ndaj qytetarëve pa mbrojtje e mbështetje nga shteti. Por policia është reflektim. Ajo merr yrush nga politika. E kur në pushtet liderët populist bëjnë kontabilitetin e numrave, tek policia përkthehet në zhvleftësim të jetës së qytetarit. Bashkëjetesa e patriarkatit me populizmin u pa dje me zë e me figurë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Molliqajt:
“Kundër plaçkitjes – gjithmonë!
Vendimi i Qeverisë për tiketën 5 euro është zhvatje e pastër. Mbulesa argumentative e saj qëndron tek lufta për formalizim. Kjo përpjekje është në dëm të shumicës që ka pak, por që jep shumë për buxhetin e shtetit. Zhvendosja ideologjike e Kurtit nuk na çuditi, por duhet shpjeguar pasojat. Vendimet e tilla dërgojnë drejt monopoleve, ku shërbimet janë efikase, por edhe të papërballueshme për qytetarin, dhe tutje kjo logjikë përpinë çdo mundësi për drejtësi e barazi. Është simptomatike fillim-krijimi i monopolit. Ato shkojnë dora dorës me korrupsion dhe fuqizim të oligarkisë. Krejt kjo tregon çka përfaqëson ky pushtet; vlerat dhe parimet. E njëjta kritikë vlenë edhe për temën e homologimit, e cila është shpërla nga qëndrimi fillestar. U tha që homologimi do të largohet për të gjitha veturat e më pas u tha që vetëm për veturat e reja 00. Edhe kjo politikë dëmton ata që kanë vetura të vjetra, pra përsëri goditën ata që nuk kanë.
Në anën tjetër, dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cënimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse. Plaçkitja ndaj qytetarëve nuk kaloi pa u dalluar. Investimin në imazhin e superioritetit moral e mori lumi. Dhuna policore vjen prej një sistemi të vjetër që ushqehet edhe nga rendi patriarkal. Janë po këta policë që nuk reagojnë ndaj dhunës së përditshme ndaj qytetarëve pa mbrojtje e mbështetje nga shteti. Por policia është reflektim. Ajo merr yrush nga politika. E kur në pushtet liderët populist bëjnë kontabilitetin e numrave, tek policia përkthehet në zhvleftësim të jetës së qytetarit. Bashkëjetesa e patriarkatit me populizmin u pa dje me zë e me figurë.
Sa i përket reagimit të Qeverisë, ai erdhi nga presioni publik i shumtë. Pushteti bëri llogarinë e ditës dhe doli në humbje. Sepse pushtetet autoritare kanë numrat për bazë. Jo barazinë, por barazimin e bilanceve. Për më tepër, suspendimet nuk kanë ndodhur si rezultat i vullnetit qeveritar, por për shkak të reagimit profesional të inspektoriatit të policisë (IPK) – institucion ende i paprekur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Reagimi nuk ishte si rezultat i reflektimit qeveritar, por imponim nga qytetarët. Tentimi që të disiplinohet qytetari e dështoi këtë pushtet, në krye të herës.
Rëndësia e krejt kësaj ngjarjeje dhe insistimi në vazhdim është i lidhur me heqjen e tiketës zhvatëse. T’i kthehemi temës qendrore që na bëri bashkë dhe të fortë: pse 5 euro tiketë? Pse monopol? Pse?
I falënderoj të gjithë ata/ato që janë solidarizuar me aktivistët, kundër dhunës policore dhe kundër padrejtësisë që implikon ky vendim. Në momente si këto, organizimi i partive opozitare, qytetarëve e shoqërisë civile është shpresë e madhe për një horizont të ri”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Dardan Molliqaj është arrestuar dje bashkë me shtatë aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri