Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona B të Klan Kosovës, është shprehur se beson se opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar në kundërshtimin e dy marrëveshjeve, ndërsa nuk e mbështet idenë e listës së përbashkët zgjedhore.
“Çka kam folur më Visarin është se duhet të vazhdojme me opozitën e bashkuar për ta kundërshtuar këtë regjim. Mendoj se AAK dhe Nisma, në veçanti me qëndrimet e saj e njëanshme e ka zvogluar fuqinë tonë karrshi pushtetit. Mendoj se opozita duhet të qëndrojë e bashkuar deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Tërheqja e AAK nuk është veprimi i duhur. Nuk ka ndarje të partive opozitare, sipas asaj që më ka thënë Visar Ymeri” , tha Molliqaj.
Ai është shprehur se nuk e mbështetë një listë të përbashkët opozitare për zgjedhje.
“Kjo është e papranueshme për mua, mendoj që NISMA ka qenë e gatshme për të hequr dorë nga shuam gjëra që kjo të bëhet. Lista e përbashkët duhet të ndërtohet mbi parime dhe kritere dhe jo mbi interesa politike. Nuk duhet të shkojmë më listë të përbashkët”.
Thotë se bashkimi i social-demokratëve dhe i liberalëve mund të sjell ndryshime. Kosova ka nevojë për një gjë të tilla.
Ai ka deklaruar se ndonëse është kundër një liste të përbashkët opozitare, nëse në Lëvizjen Vetëvendosje vendoset ndryshe, do ta mbështesë.
“Nëse në VV vendoset ndryshe unë do të pajtohem dhe do të punojë për ato që merr vendim partia, pasi në vendimet i marrim me shumicë”.
Ai është shprehur se është diskutuar edhe bartësi i listës por ai nuk është ndarë i kënaqur.
“Kemi diskutuar bartësin e listës edhe për kandidatin për kryeministër. Nuk jam ndarë i kënaqur nga ai diskutim, pasi marrëveshja e tilla duhet të bëhet mbi kritere”.
Ai ka thënë se “te AAK nuk kam parë vullnetin për të shkuar me listë të përbashkët”.
“Unë jam që koalicioni të krijohet me shumicë shqiptare, ku do të jenë edhe minoritetërt pakicë, edhe Lista Srpska por jo që ajo të jetë shumicë në koalicion”.
Molliqaj ka thënë se është për një koalicion me LDK-në por pa Isa Mustafën, por jo edhe me PDK-në.
“Jam për një koalicion më parë me LDK-në, por pa Isa Mustafën, kurse për me PDK-në nuk jam për koalicion pasi ata janë kapësit e shtetit”.
Sipas tij, në fazën që është Kosova janë vetëm dy njerëz që mund të ndihmojnë daljen nga kriza.
“Mendoj që në fazën që ndodhet Kosova, janë vetëm dy njerëz që mund t’i prijnë daljes nga kriza, ata janë Visar Ymeri dhe Albin Kurti, për shkak të dijes së tyre, pastërtisë etj”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maqedonia e Veriut dhe Hungaria nënshkruan plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik

Kurti vs Prokuroria Speciale – Sejdiu: Kurti e luan viktimën, po kërkon vëmendje

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës