LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj e quan Mustafën qyqar: Thaçi e Veseli po udhëheqin me shtetin

Molliqaj e quan Mustafën qyqar: Thaçi e Veseli po udhëheqin me shtetin

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur për mbrojtjen që ia ka bërë kryeministri Isa Mustafa Haki Demollit lidhur me letrën që ministri i FSK-së ia ka dërguar presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.

Molliqaj në një status në Facebook këtë reagim të Mustafës e ka quajtur qyqar dhe vetëmbrojtje nga Thaçi e Veseli.

Statusi i plotë i Molliqajt:


“Kryeministri nuk pati guxim të thotë asnjë fjalë për veprimin partiak të Thaçit dhe Veselit rreth FSK-së, kurse sot i paska dalur disi në mbrojtje Haki Demollit duke i konsideruar të papranueshme sulmet ndaj tij dhe nxjerrjen e letrave zyrtare.

Kryeministër, këto letra i kanë pasur vetëm tre persona: Ju, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit. Pse nuk po guxon me i akuzu drejtpërdrejt, por gjithmonë vetëm ankohesh si qyqar kur të sulmojnë Thaçi e Veseli.

Dorën në zemër kur kryeministri është qyqar, kriminelët si Thaçi e Veseli udhëheqin me shtetin. E Kosovës, në pushtet nuk i duhen as kriminelët dhe as qyqarët” (sic), ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori