Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Albin Kurti është po ai të cilin e kishin njohur ai dhe kolegët e tij në vitin 2016, kur filluan të largoheshin nga ai dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Molliqaj përmes një shkrimi tha se ai nuk paraqet më asnjë vlerë.
“Kurti nuk paraqet më asnjë vlerë dhe besim në politikë. Ai s’ka projekt politik të cilin do ta shtyjë përpara. Me të ardhur në pushtet, pranoi gjithçka që ka kundërshtuar”, thuhet në reagimin e Molliqajt.
Po ashtu ai e quan tradhtar Kurtin, duke e akuzuar se i ka tradhtuar qëndrimet dhe kolegët e tij aktivistë.
“Prandaj Albin Kurti është tradhtar. Duke tradhtuar qëndrimet e tij, ai ka tradhtuar kolegët aktivistë, ka tradhtuar kauzat për të cilat kanë vdekur njerëz. Ka hequr dorë nga kauza për përparim e barazi shoqërore”, thotë ai.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Metamorfoza e Kurtit ka nisur prej kohësh
Këtë Albin të transformuar që ne e njohëm në vitin 2016, kur filluam të largohemi prej tij, sot po e njohin e po çuditen edhe partia e votuesit e tij.
Kurti nuk paraqet më asnjë vlerë dhe besim në politikë. Ai s’ka projekt politik të cilin do ta shtyjë përpara. Me të ardhur në pushtet, pranoi gjithçka që ka kundërshtuar.
Dialogu me Serbinë është pika mbi të cilën Kurti ka lindur dhe është rritur në politikë. Sot ai NUK KA qëndrim për këtë proces. Çdo parakusht për dialog që dikur e trumbetonte, sot ka rënë poshtë, nuk ekziston. Ai do të ulet në dialog edhe pa kërkuar falje Serbia. Ai do ta takojë Vuçiçin edhe pse ai është pasues i Millosheviçit. Pra, qasja ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm Kurti.
Kurti duke ndryshuar vet, po don ta ndryshojë edhe Listën SRPSKA. Dikur Listë çetnike, sot na qenkan bërë subjekt konstruktiv. Nga instrument i Beogradit, në partner qeveritar. Pra, kur nuk je me Kurtin je çetnik, kur je me Kurtin, bëhesh konstruktiv.
Kur Kurti merr pushtetin, Thaçi dikur tradhëtar i kombit, presidenti i pazareve, hajn i parasë publike, dhunues i demokracisë bëhet partner me të cilin Kurti do të konsultohet.
Kurti mbrëmë tregoi se ka gënjyer jo vetëm votuesit e tij, por të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ai tregoi vet që Qeveria e tij NUK KA program qeverisës. Ndonëse për muaj të tërë na patën thënë që harmonizimi i programit është punë e kryer, sot një dokument i tillë nuk ekziston. Bash sikurse secili kryeministër tjetër, mori pushtetin PA PROGRAM QEVERISËS!
Ndryshimet e transformimet e Kurtit do të ishin më lehtë të pranueshme vetëm nëse rruga deri te pushteti të mos përcillej me humbje të jetës së njerëzve, rrahje, burgje etj. Sot ka ende qytetarë aktivistë që në trupin e tyre kanë copëza të plumbave në përpjekjen për arritjen e qëndrimeve të cilat sot Kurti i ka braktisur. Kurti tregoi që është në gjendje të instrumentalizojë e tjetërsojë çdo mund e sakrificë të secilit aktivist jo për të ndryshuar Kosovën, por për të ndryshuar qëndrimet e tij.
Prandaj Albin Kurti është tradhtar. Duke tradhtuar qëndrimet e tij, ai ka tradhtuar kolegët aktivistë, ka tradhtuar kauzat për të cilat kanë vdekur njerëz. Ka hequr dorë nga kauza për përparim e barazi shoqërore.
Sot Albin Kurti është sikur të tjerët. Por, metamorfoza e tij ka kohë që ka nisur. Ne e kemi parë tek çirrej për pushtet shumë kohë më herët. Dhe shumë mirë që e mori, sepse në fund të fundit, e vërteta ka rëndësi…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës