Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate, ka folur rreth qëndrimeve të këtij subjekti karshi zhvillimeve politike në vend.
Sa i përket Gjykatës Speciale, për të cilën thuhet se është kërkuar vazhdimi i mandatit, ai vlerëson se ka vota për ta mundësuar këtë, pasi edhe Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim.
”Besoj që vota në Kuvend ka. Do të rivotohet. Do ta votojnë të gjithë me përjashtim ndonjë parti të vogël”.
”Kur s’ka nevojë nuk e votojnë. Po supozoj që nëse PDK vendos mos me e votu, do ta votojë Vetëvendosje, por ky subjekt do jetë garanci i fundit, vetëm nëse PDK nuk e voton vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale”, tha Molliqaj në Klan Kosova.
Molliqaj ka thënë se në seancën e vitit 2018 ku ishte planifikuar shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ishte llogaritur në votat e Vetëvendosjes.
Ai ka zbuluar se votën e Vetëvendosjes e kishte garantuar deputeti i këtij subjekti, Rexhep Selimi, por Albin Kurti nuk e lejoi.
”PDK besoj që do ta votojë prapë, por edhe Vetëvendosje do ta votojë. Atëherë ka votuar kundër, por tani e ka ndërruar qëndrimin”.
”Në dhjetor të 2018 kur është propozuar shfuqizimi i ligjit – jo i amandamenteve kushtetuese – Vetëvendosjes i është ofruar kjo ofertë. Në emër të Vetëvendojes ka folur Rexhep Selimi dhe ka garantuar votën. E ka konfirmuar vet ai për disa eksponentë”.
”Sami Lushtaku e ka konfirmuar publikisht që Rexhep Selimi ka folur dhe unë kam qenë mbështetësi kryesor për ta bërë shfuqizimin e ligjit”.
”Albin Kurti ka qenë në burgun e Lipjanit atë kohë, kishin filluar problemet në Vetëvendosje”.
”Ne kemi qenë duke diskutuar për ta votuar shfuqizimin e ligjit, një telefonatë e Albin Kurtit nga burgu me Liburn Aliun, është ardhur dhe ka ndryshuar qëndrimi dhe pastaj ka dështuar çdo gjë. Sepse thirrja e asaj seance është llogaritë në votat e Vetëvendosjes”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës