Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se protestën e së shtunës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e sheh si shprehje të vullnetit të tyre politik.
Molliqaj ka thënë se nuk ka marrë pjesë në këtë protestë, që ka kundërshtuar prekjen e kufirit shtetëror, pasi që mospjesëmarrja ka qenë qëndrim i partisë.
“Nuk e di, dua të flasë në veten e parë, por e kam shumë të vështirë ta ndajë angazhimin politik prej partisë. Ajo që unë kam ndërtuar këto vjet është që duhet të sillesh në përputhje me vendimet e strukturave dhe nëse një ditë nuk pajtohesh mund të shkëputesh, siç kemi vepruar”, ka thënë Mollqiaj, në Zona B të Klan Kosovës.
“Pse si PSD, s’kemi marrë pjesë, përgjigjen e ka dhënë nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi që ka thënë: PSD është një grup i njerëzve që shihen si tradhtar dhe pjesëmarrja e tyre në protestë do ta zvogëlonte numrin e protestuesve”.
Sipas asaj që Molliqaj ka thënë, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as LDK, nuk e kanë prioritet që ta ndalin presidentin Hashim Thaçi dhe idenë e tij për korrigjim të kufirit.
“Kështu nuk është prioritet për ta ndalja e Thaçit. Kjo më duket edhe e pakuptimtë dhe padobishme për kauzën. Arsyeja tjetër është që unë si e shoh edhe Vetëvendosj edhe LDK kanë vullnet për të rrëzuar qeverinë, ta ndalin Thaçin, por kanë dy probleme, janë pa strategji. Gjithnjë më shpesh do ta shohim një Vetëvendosje ekskluzive dhe një LDK arrogante. Por asnjëra s’e kanë guximin që të përballen me qeverinë aktuale. Këtë e flas nga përvoja ime me të dy palët. Përveç dijes në politikë duhet edhe guxim. Mendoj që s’e kanë guximin që të ballafaqohen”, tha Molliqaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?