Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian, lëshoi një deklaratë për media ku përsërit angazhimin e palëkundur të BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë.
“Anë e mbanë botës vlerat kulturore, tradicionale ose fetare vazhdojnë të përdoren për të justifikuar persekutimin, diskriminimin, ngacmimin dhe keqtrajtimin e rëndë ndaj personave LGBTI, e që shpesh përfshijnë krime të urrejtjes dhe forma ekstreme të dhunës, përfshirë torturën dhe vrasjen”, thuhet në deklaratë.
Sipas saj, ligjet e orientimit seksual vazhdojnë të kriminalizojnë aktet seksuale brenda gjinisë së njëjtë në 72 vende, ndërsa në vende të tjera ligjet nuk ofrojnë nivelin e duhur të mbrojtjes duke lejuar që forma të ndryshme të diskriminimit të ndodhin në baza ditore në të gjitha sferat e jetës së personave LGBTI.
“BE fuqimisht riafirmon se diskriminimi ndaj personave LGBTI minon parimet më themelore të të drejtave të njeriut të përfshira në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut. BE-ja vazhdon luftën kundër mosndëshkueshmërisë për veprimet e diskriminimit dhe dhunës ndaj personave LGBTI brenda dhe jashtë territorit të saj”, vijon deklarata e Mogherinit.
Që nga viti 2016, Bashkimi Evropian ka mbështetur 16 projekte të zbatuara nga organizatat e shoqërisë civile në Azi, Afrikë, Amerikë Jugore dhe Evropë Lindore në vlerë prej 5,2 milionë euro. Në vitin 2018, BE lansoi një thirrje të veçantë për propozime në vlerë prej 10 milionë euro për të mbështetur organizatat LGBTI në mbarë botën. Për më tepër, miratimi para pak kohësh i Udhëzimeve të BE-së për të Drejtat e Njeriut për Mosdiskriminim përforcon udhëzimet ekzistuese të BE-së për të promovuar dhe mbrojtur gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut nga personat LGBTI.
“Mbrojtësit e panumërt të të drejtave të LGBTI që punojnë për të sfiduar padrejtësinë dhe për t’iu dhënë një zë atyre që vuajnë nga shtypja dhe diskriminimi përballen shpesh me sulme në Evropë dhe në shumë pjesë të botës. Kjo është arsyeja që BE-ja nga nëntori i vitit 2018, përmes Instrumentit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, mbështet mbrojtësit e të drejtave të njeriut të LGBTI dhe organizatat e tyre aktive në fushat ku personat LGBTI ballafaqohen më rrezik më të madh të diskriminimit”, thuhet në deklaratë.
Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian, thotë se do të vazhdojë të mbështesë punën thelbësore të këtyre avokatëve dhe nuk do të ndalet deri sa të gjithë personat LGBTI të mund të jetojnë lirshëm dhe të sigurt./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës