Podujeva është shndërruar në kantier punimesh këto ditë nga KEDS-i. Janë 13 projekte në implementim e sipër dhe gjashtë të tjera që do të nisin së shpejti. Përfitues direkt janë mbi 2,300 familje e biznese apo afro 10 mijë qytetarë
Halit Kodraliu nga Podujeva, edhe pse në moshë të shtyrë, kishte dalë këto ditë të nxehta gushti në lagjen e tij, te Tabetët, për të parë investimet që po bën KEDS-i. “Po më pëlqejnë shtyllat e reja fort. Po bëhet një punë e paqtë. Shtyllat e reja janë shumë më të forta”, thotë Kodraliu, bukur i entuziazmuar.
Përpara lagjja e tij kishte probleme me rrjetin e stërvjetëruar, që ishte bartur në KEDS nga koha kur distribucioni ishte kompani publike, njofton KEDS.
Trafostacioni te Tabetët është vetëm një nga shumë lokalitete në Podujevë, ku KEDS-i është duke investuar për përmirësimin e rrjetit.
Tashmë fshatrat si Letanci, Bradashi e Dumnica janë të pajisura më rrjet e trafo të reja. Për 13 projekte brenda qytetit të Podujevës janë vendosur shtyllat, përderisa po vendosen edhe kabllot dhe njehsorët. Konsumatorëve u rritet kualiteti i shërbimeve dhe siguria, po në të njëjtën kohë zvogëlohen humbjet.
Përfitues direkt nga këto projekte janë mbi 2,300 konsumatorë- familje dhe biznese apo afro 10 mijë qytetarë.
Projektet e përfunduara apo ato në implementim nuk janë të vetmet që po bën KEDS në këtë komunë. Janë edhe 6 projekte tjera të parapara të implementohen sivjet për përforcim të rrjetit. Këto investime janë duke ia ndërruar pamjen rrjetit distributiv në Podujevë që ishte shumë i vjetër.
“Ato janë në kuadër të projekteve për vendbanimet me rënie të tensionit, të cilat KEDS i kishte identifikuar në mars të këtij viti dhe është zotuar t’i kryejë mbi 100 projekte anekënd Kosovës vetëm sivjet. Investimet nuk kanë të ndalur, përderisa vetëm brenda 5 muajve kanë përfunduar dhjetëra projekte ku përfitues janë dhjetëra mijë konsumatorë. Ata kanë shërbime më kualitative dhe më të sigurta. KEDS është i zotuar të vazhdojë me investime në mënyrë që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand