LAJMI I FUNDIT:

Modelja 27 vjeçare nuk mund të gjejë të dashur për shkak të dukjes së saj tërheqëse

Modelja 27 vjeçare nuk mund të gjejë të dashur për shkak të dukjes së saj tërheqëse
(Foto: Instagram/marieechev/Playboy)

Modelja Elizabeth Marie Chevalier pohon se e ka thuajse të pamundur të gjejë një të dashur, sepse meshkujt i frikësohen për shkak të pamjes tërheqëse.

27-vjeçarja nga San Diego është një modele e Playboy e cila gjithashtu ka zbukuruar faqet dhe kopertinat e revistave të tjera, si Maxim, por pavarësisht pamjes së saj tërheqëse, ajo nuk është në një lidhje.

Bukuroshja u nda me ish- të dashurin e saj gjysmë viti më parë dhe tani ka thënë se për shkak të personalitetit të saj të fuqishëm të kombinuar me pamjen tmerrësisht të bukur, për të është kthyer në një makth gjetja e një të dashuri.


(Foto: Instagram/marieechev/Playboy)

“Kam qenë në takime ku djemtë thjesht nuk mund të flasin me mua, sepse kanë frikë nga unë për shkak të pamjes sime”, ka pohuar modelja për The Mirror.

Elizabeth tërheq vëmendjen e meshkujve kur del në qytet, por thotë se shpesh njerëzit e shohin si një ‘trofe’ dhe nuk duan të krijojnë lidhje afatgjate me të.

(Foto: Instagram/marieechev/Playboy)

“Unë 100 për qind do të dilja me disa nga fansat e mi, por sa herë që njihja një djalë në Instagram, ai më trajtonte si një mall. E di që vesh bikini në internet, por është një punë, ndërsa shumica e meshkujve nuk janë të interesuar përtej kësaj”, ka shtuar ajo.

Modelja thotë se bukuria ka qenë një bekim dhe mallkim për të gjatë gjithë jetës, sepse njerëzit shpesh marrin vendime të shpejta për personalitetin e saj bazuar në dukjen që ka. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/marieechev/Playboy)

Në trend Femra

Më shumë
Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Në çift
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Moda
Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Fëmija juaj
Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Femra
Kalo në kategori