LAJMI I FUNDIT:

Modeli “Agim Zatriqi” është ende gjallë në sistemin qeverisës

Po shihet që problemet në RTK nuk po zgjidhen as pas largimit të Agim Zatriqit. Zhdërvjelltësia e tij bëri që ai, në forma e mënyra të ndryshme, të blejë shumicën nga mediet e shkruara dhe heshtjen e shumicës së politikanëve, pa marr parasysh cilës parti i takojnë. Gazetat i bleu me reklama e shpallje dhe me përfitime të tjera anësore, ndërsa publikun e bleu duke e shërbyer me zhargonin “pavarësi editoriale”.

Në këtë mënyrë, Agim Zatriqi i siguronte vetes forcimin e pushtetit edhe në raport me brenda në RTK edhe në raport me jashtë. Nga brenda, ai punësonte njerëz sipas interesit. Vlen të përmendet shpallja e konkurseve për punonjës të ri në RTK. Në ato konkurse kërkohej, siç shkruhej, shkollimi superior, e në anën tjetër, përmes fondit të mbledhur nga 3,5 euro, ai u siguroi më se 100 bursa shkollimi punonjësve të vet për të mbaruar universitetin.

Në marrëdhënie me jashtë, ai arriti të stopoj zhvillimin e medieve televizive. Gazetat i bleu me reklama e shpallje ndërsa dy mediet e tjera televizive, KTV dhe RTV21, i bleu përmes zhdërvjelltësisë duke ngushtuar mundësinë që të hapeshin televizione të tjera si konkurrencë. Në këtë mënyrë sigurohej shpërndarja e pasurisë së reklamave dhe e përfitimeve të tjera anësore në vetëm tri televizione. Në këtë mënyrë, KTV dhe RTV21, që ishin pak në numër e të vogla për nga madhësia dhe përmbajtja, Agim Zatriqin e kthyen po ashtu në drejtorin e tyre të përgjithshëm.


Me këtë qasje, me kalimin e kohës, ai i shndërroi shumicën e gazetave dhe të dyja televizionet në mjete mbrojtëse kundër tij, e, sipas nevojës, edhe në mjete sulmuese kundër secilit që e kritikonte. Kështu, secili gazetar e politikan ia kishte frikën, si vendor si ndërkombëtar. E kjo qasje bënte që diskutimi për cilësinë programore dhe të informimit në RTK, thjeshtë, të shuhej.

Përmes politikave të tilla, ai shtyu KEK-un që të bëjë një “marrëveshje xhentëlmene” për parapagim në shumën prej 3,5 euro për secilën orë elektrike, përmes faturave të rrymës. Situata në KEK ishte e thyeshme. Agim Zatriqi ishte i vëmendshëm andaj e përdori mirë këtë rrethanë.

Ajo që mbetet të thuhet e të konstatohet është që parapagimi i 3,5 eurove për RTK-në për shtatë vjet me radhë ishte dhe mbeti ilegal. Ato para duhet të kthehen në fondin e ekonomive familjare sepse janë para të zhvatura në mënyrë publike. Ndërkohë, mundësia që parapagimi i RTK-së të bëhet me ligj përmes cilësdo faturë, është rrafsh ndërmarrje e krimit të organizuar.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë asnjë obligim, as financiar e as moral, kundrejt RTK-së si dhe medieve të tjera. Tashti, modeli televiziv i Britanisë së Madhe është model që nuk vlen në Kosovë. Nga shumë arsye, kushtet shoqërore, administrative-politike dhe ekonomike nuk tolerojnë një model të tillë.

Ky shpjegim në vija të trasha për personin me përvojë në politikën degjeneruese në Kosovë bëri që zhvillimi shoqëror në këtë vend të stopoj, pra, të bëhet praktikisht i pamundshëm.

Situata mediale e krijuar në Kosovë për këto dhjetë vjet u shpërnda edhe në fusha të tjera qeverisëse, si në ekonomi, shëndetësi, kulturë e sport në përgjithësi, në arsim, pra nëpër ministri e kuvende komunale, e të tjera. Njerëzit e qeverisjes (ministra, drejtorë e menaxherë) e kthyen Agim Zatriqin në idhull, ndërsa modelin e tij qeverisës në sistem. E sistemi thoshte: vjedh, keqpërdor e keqmenaxho edhe publikisht.

Një njeri mund të bëjë ndryshim. A është ky Hashim Thaçi?

Kryeministri Hashim Thaçi e largoi Agim Zatriqin nga RTK. Me largimin e tij, Kosova dhe shoqëria e saj nisën të përjetojnë një lloj revolucioni – se të korruptuarit mund të largohen pa revolucion, pra pa protesta dhe pa forcën e plumbit. Por, ai ende endet i lirë nëpër rrugët e Kosovës. Sido që të bëhet, kjo është njëra prej arsyeve pse ministrat e zëvendësuar në Qeverinë Thaçi ende s’e kanë kuptuar pse janë zëvendësuar. Bashkë me ta, kryeshefat e agjencive po kanë problem ta perceptojnë realitetin se edhe ata janë të ndërrueshëm dhe që duhet të japin llogaridhënie e përgjegjësi edhe penale.

E ajo çfarë i mungon edhe më tej kësaj shoqërie është mungesa e kulturës qytetare politike e politikanëve tanë. Pas ministrave të zëvendësuar, zëvendës/ministrat do të duhej vet të largoheshin nga pozitat e tyre, bashkë me këshilltarët dhe drejtorët. E njëjta vlen edhe për kryeshefat dhe drejtorët e agjencive.

Në trend

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori