LAJMI I FUNDIT:

Moda e re: Japonezët e festojnë ndarjen duke shkatërruar unazat

Moda e re: Japonezët e festojnë ndarjen duke shkatërruar unazat

Ashtu siç festohet martesa, në Japoni ka filluar të festohet edhe ndarja. Çifti, në përcjelljen e familjes dhe miqve, shkon para planifikuesit të shkurorëzimit, shpreh pakënaqësinë e tij dhe me çekiç shkatërron unazën e martesës.

Vitet e fundit në Japoni është shtuar numri i shkurorëzimeve, kështu disa njerëz kanë shpikur një metodë për të bërë biznes prej kësaj dukurie. Hiroki Terai, planifikues i shkurorëzimeve, thotë se prishja e kurorës nuk duhet të shënojë gjithmonë diçka negative.

“Në vend se ta kaloni jetën në një martesë të keqe, më mirë është që të ndaheni në qetësi. Që prej fëmijërisë më ka interesuar pse njerëzit nuk organizojnë ndonjë ceremoni kur ndahen, siç ndodhë kur lidhin kurorë”, tha Terai për AFP-në.

Ai tha se gjithmonë është mahnitur me shkurorëzimet miqësore, kështu që qifteve që vendosin për një hap të tillë i mundëson ta festojnë fillimin e jetës së re. Çifti i fundit të cilit ia organizoi një ceremoni të tillë ishte 38 vjeçari Kenji dhe bashkëshortja e tij Keiko.


“Kemi qenë shtatë vjet të martuar dhe nuk ishte aq lehtë që t’i japim fund gjithçkaje vetëm me nënshkrimin e një letre. Një shkurorëzim i tillë është shans për të ruajtur kujtimet e mira dhe të ecim përpara”, tha Kenji për AFP-në.

Keiko, megjithatë nuk ishte shumë e interesuar për këtë ceremoni, por pranoi për t’ia bërë qefin ish bashkëshortit të saj. Në ceremoni morën pjesë miqtë më të ngushtë, ndërsa fillimin e jetës së re e festuan me shkatërrimin e unazave të martesës. Pas kësaj ceremonie Keikos i shpëtuan lotët. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kalo në kategori