Ideologjitë, narrativat dhe mobilizimet anti-gjinore janë diskutuar në Prizren, me ç’rast është theksuar se në Kosovë, kulmi i narrativës anti-gjinore u arrit në vitin 2022, gjatë debatit mbi Kodin Civil, që rezultoi me mobilizim të gjerë publik kundër dispozitave të tij si dhe së fundmi edhe rreth përmbajtjes së Ligjit për Shëndetin Riprodhues.
Diskutimi në Kino Lumbardhi është përqendruar në narrativat që përdoren në rastet e tilla, duke analizuar terminologjinë, argumentet, pastaj format dhe strategjitë e mobilizimit të masës, sikurse edhe sulmet ndaj akterëve pro-gjinorë.
Ligjëruesja Adelina Hasani ka bërë të ditur se kjo temë është diskutuar për shkak të rritjes së mobilizimeve anti-gjinore në Kosovë, por edhe më gjerë.
“Sot jemi mbledhur në Prizren për të diskutuar për mobilizimet dhe narrativat anti-gjinore. Sidomos po e shohim një rritje të trendit të mobilizimeve anti-gjinore jo vetëm në Kosovë, por në Ballkanin Perëndimor dhe në disa shtete të Evropës, që paraqet një shqetësim të jashtëzakonshëm. Pra për këtë arsye kemi diskutuar sot për këtë narrativë, që kanë trend të rritjes. Ne e kemi parë këtë rritje sidomos prej vitit 2022 me Kodin Civil dhe po ashtu me Shëndetin Riprodhues, për të cilat janë mobilizuar masat. Sot diskutimi është shtrirë më shumë për ti kuptuar këto narrativa dhe si mund të luftohet një dukuri e tillë, që do të ketë një rritje më të madhe në të ardhmen”, ka thënë Hasani për Telegrafin.
Sipas saj, diskutimi për një temë të tillë është i nevojshëm meqë në këto raste targetohen përkatësisht kërcënohen kryesisht grupet minoritare të shoqërisë.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme, ne sot e kemi parë dhe po ashtu kjo paraqitet prej studiuesve të ndryshëm, të cilët mundohen me paraqit që këta po e mbrojnë familjen dhe zakonisht targetohen grupet minoritare, mund të jenë minoritetet fetare, minoritetet seksuale dhe etnike, dhe kjo paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për këto minoritete. Po ashtu e shohim që nuk ka një vetëdije të tillë për një kërcënim të caktuar dhe diskutim i tillë sot tregoi se këto diskutime janë jashtëzakonisht të nevojshme. Mirëpo ato duhet të shtrihen në një hapësirë ku ka debat, dhe nuk ka antagonizëm të cilat jemi duke i parë në periudhën e fundit. Diskutimi sot e tregoi edhe një herë sesa e rëndësishme është që vet si komunitet me ardhë me i diskutu këto çështje”, ka deklaruar Hasani për Telegrafin
Çlirimtare Januzaj, asistente projekti në organizatën “Sbunker” ka theksuar se ky ka qenë diskutimi i pestë publik me radhë në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë: tendencat, sfidat dhe kundër-veprimet”, që mbështetet përmes programit “Matra” të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
“Qëllimi i projektit është identifikimi i prirjeve dhe ideologjive ekstremiste dhe roli i ndikimit të huaj malinj; pastaj angazhimi me komunitetet lokale dhe ata që gjenden në vijat e para të ballafaqimit me këto dukuri; si dhe përfshirja me politikëbërësit për të rritur ndërgjegjësimin dhe avokimin për ndryshime politikash institucionale e legjislative”, ka thënë Januzaj.
Sipas saj në kuadër të këtij projekti punohet me të rinjtë, gratë, komunitetet joshumicë si dhe me ata që janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të instrumentalizimit nga grupet ekstreme dhe radikale, me qëllim vetëdijesimin dhe parandalimin e hershëm të ekstremizmit, dhe kufizimin e ndikimit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri