LAJMI I FUNDIT:

MMPH ngre kallëzime penale kundër komunarëve të Prizrenit

MMPH ngre kallëzime penale kundër komunarëve të Prizrenit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka ngritur padi penale ndaj tre inspektorëve komunalë të komunës së Prizrenit. Të tre inspektorët, Nexhat Musliu, Enver Bytyqi dhe Bashkim Krasniqi kanë bërë shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi në Kosovë, duke mos respektuar vendimin e Ministrit të MMPH, Dardan Gashi për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në fshatin turistik të Prevallës dhe lejimit të degradimit të mëtjemë të Parkut Sharr.

“Të tre inspektorët, gjatë inspektimit të bërë me datë 16 Maj 2013, në vikend shtëpinë e Sylë Morinës, nuk kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e punimeve bazuar në vendimin e MMPH-së, por është urdhëruar të respektojë lejen e lëshuar nga organi kompetent i Komunës së Prizrenit. Me këtë veprim, pronarit i është mundësuar vazhdimi i punëve ndërtimore, me ç’rast ai kishte larguar edhe shiritat e vendosur nga inspektorët e MMPH-së. Gjithë kjo situatë ka shkaktuar që edhe operatorët e tjerë, të cilëve u është lëshuar urdhri për ndërprerje të punimeve, të vazhdojnë ndërtimet me arsyetimin se te kampshtëpia e Sylë Morinës po vazhdohet me punë”, thuhet në një komunikatë të MMPH-së, transmeton Express.

Sipas situatës së shkaktuar deri më tani, inspektorët komunalë kanë kryer veprën penale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.


Vendimi i Ministrit Gashi për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në këtë zonë për afat të pacaktuar ka ardhur pas degradimit të pakontrolluar të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektimit të udhëzuesit të MMPH-së që i është dërguar Komunës së Prizrenit për mënyrën e zbatimit të planit urban për këtë zonë.

“Ministri i MMPH-së Dardan Gashi është i vendosur në ndaljen e degradimit të fshatit turistik “Prevalla” dhe përmirësimin e gjendjes aktuale duke apeluar tek të gjithë pronarët e objekteve në atë zonë, të respektojnë vendimet dhe ligjet e Republikës së Kosovës, përndryshe, shkelësit do të përballen edhe me dënime me burgim, sipas ligjeve në fuqi”, vazhdon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori