LAJMI I FUNDIT:

MKRS përshëndet debutimin historik të Sigal Prishtinës

MKRS përshëndet debutimin historik të Sigal Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka përshëndetur debutimin historik të Sigal Prishtinës në Ballkan Ligën.

Klubi nga Kryeqyteti i Kosovës mbrëmë në Kumanovë mundi KK Kumanovo 2009 në hapje të sezonit të ri në Ballkan Ligë duke shënuar kështu fitoren e parë të basketbollit të Kosovës në gara zyrtare ndërkombëtare.

Sipas MKRS-së, kjo fitore është para se gjithash një fitore e gjithë Kosovës. “Ky sukses ka dëshmuar para gjithë komunitetit sportiv në botë por edhe sportdashësve, për pasionin tonë të madh dhe punën e palodhshme për cilësi dhe gara interesante. Dëshirojmë të përgëzojmë Sigal Prishtinën, lojtarët, kryesinë dhe tifozerinë që kanë punuar bashkë për ta bërë këtë një klub të krahasueshëm edhe me klubet evropiane. Sigal Prishtina me suksesin dhe organizimin në klub i ka dhënë një imazh shumë të mirë kryeqytetit tonë, por padyshim edhe gjithë Kosovës”, është thënë në njoftimin e MKRS-së.

Sipas këtij njoftimi, është inkurajues fakti që në këtë fitore kontributin e madh e kanë dhënë basketbollistët vendor. Ky është një tregues tjetër për punën që bëhet në basketbollin e Kosovës dhe për potencialin e madh që kemi në këtë sport. MKRS përgëzon edhe punën dhe lojën e treguar nga KB Peja.


“Ajo çka është e rëndësishme tashmë është që ne po bëhemi pjesë e garave ndërkombëtare dhe duke punuar shumë sukseset nuk do të mungojnë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë gjithmonë afër këtyre dy klubeve për të mbështetur edhe financiarisht debutimin e tyre në Ligën Ballkanike. Ne do të qëndrojmë pranë edhe tash dhe edhe ne të ardhmen, për gara sa më cilësore dhe ambient shumë të mirë sportiv në sallat tona”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MKRS.

MKRS duke shprehur shumë falënderime të mëdha për tifozerinë e të dy klubeve tona, kërkojmë nga ta që në ndeshjet e ardhshme, sidomos në ato që do të zhvillohen në Kosovë të tregojnë një nivel të lartë të përkrahjes, duke iu shmangur incidenteve, pasi në këtë mënyrë ne vetëm do të dëmtonim rrugën e sapo nisur të ndërkombëtarizimit në sport. /Kosovapress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori