LAJMI I FUNDIT:

MKRS kërkon bashkëpunim nga Komuna e Prishtinës

MKRS kërkon bashkëpunim nga Komuna e Prishtinës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi është takuar sot me Drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, Blerta Zeqiraj dhe Drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme që lidhen me kulturën, rininë, sportin dhe trashëgiminë kulturore.

Ai i ka uruar ata për detyrat dhe ju ka dëshiruar punë të mbarë. Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në projekte të ndryshme në këto fusha, duke shtuar se shumë projekte të MKRS-së të planifikuara edhe më parë kanë mbetur peng i neglizhencës së Komunës së Prishtinës në vitet e kaluara.

Sa i përket sportit ministri ka përmendur kërkesat që MKRS ia ka dërguar dhe do t’i dërgojë Komunës së Prishtinës për ndarjen e lokacioneve për disa projekte dhe mundësive për bashkëfinancim në fusha të ndryshme, sport, kulturë dhe trashëgimi.

Ai tha se këtë vit është planifikuar të nisë ndërtimi Qendrës Rinore, Pallatit Olimpik, një objekt ku do të vendosen federatat e sportit. Pastaj pishina olimpike, projektin e së cilës MKRS e ka gati qysh nga viti 2012. Po ashtu projekti për ndërtimin e një stadiumi ndihmës të futbollit, me bari sintetik, të ngjashëm me ato që ka financuar Komisioni Evropian në disa komuna të tjera. Ky në Prishtinë do të financohet nga ministria.


Sa i përket investimeve në stadiumin ekzistues të futbollit në Prishtinë, Ministri Krasniqi tha se MKRS është e gatshme të ndajë mjete financiare, por që investimet të jenë më të mëdha, ai ka kërkuar që investimet të jenë të dy anshme, pra edhe nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen në Hamamin e Prishtinës, me ç’rast është kërkuar një bashkëpunim i ngushtë, pasi që për punimet që janë bërë më herët aty MKRS ka pasur shumë vërejtje.

Për kulturën, në takim palët u dakorduan që të kenë një koordinim në veçanti për aktivitetet tradicionale kulturore që organizohen në Prishtinë, në mënyrë që të ketë një përkrahje më të gjerë nga institucionet qendrore dhe ato komunale. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori